LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Supergoli i Xhakës, Arsenali "leksion" Çelsit në derbin e Londrës

26 Dhjetor 2020, 19:28, Sport CNA
VIDEO/ Supergoli i Xhakës, Arsenali "leksion" Çelsit

Merr fund makthi i rezultateve negative për Arsenalin. ?Topçinjtë? e Mikel Artetës, mposhtën Çelsin në derbi me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, e cila mungonte prej datës 1 nëntor.

Protagonist në triumfin e sotëm ishte edhe mesfushori Granit Xhaka, i cili në minutën e 44-t, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke u mbyllur gojën kritikëve, që kanë qenë të shumtë periudhën e fundit.

Golat e tjerë të Arsenalit i realizuan Lakazet dhe Saka në minutat 34 dhe 56. Ndërkohë që golin e vetëm për Çelsin e realizoi Abraham.

Vlen të theksohet fakti, se skuadra e Lampard humbi edhe një 11-metërsh me Zhorzhinjon në minutën 90+1. Tentativa e tij u ndal nga portieri Leno.

FT: ARSENAL-ÇELSI 3-1

Lajmet e fundit nga