Premier Liga
VIDEO/ Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë lë nam, i merren këmbët në zonë gjatë golit të barazimit

Përballja mes Leicester-it dhe Manchester United ka përfunduar në shifrat e barabarta 2-2. “Djajtë e kuq“ nuk kanë mundur të ruajnë avantazhin pas golave të shënuar dhe fajin e gjen te vetja, teksa një autogol dhe një gabim i Harry Maguire i japin barazimin “dhelprave“. Në minutën e 30 të takimit, kur United ishte duke udhëhequr 0-1, Maguire nxjerr gafën e radhës nga repertori i tij.
Kapitenit të skuadrës angleze i merren këmbët në zonë dhe pasi rrëzohet spastron në vështirësi zonën, por kundërshtarët rrëmbejnë topin dhe më pas e dërgojnë në rrjetë me një gol mjaft të bukur nga distanca. Maguire kthehet në “mbretin e gafave“ nga java në javë, duke shtuar gjithnjë e më shumë kritikat e tifozëve në kurriz të tij, që nxiten edhe më tepër nga fakti se mbrojtësi britanik është më i shtrenjti në Premier League.
Stupid clearance from Harry Maguire, and that was very costly. So much for an expensive defender #LEIMUN pic.twitter.com/PEEwvhY4Dm
— Terry Mthembu (@Terrypedia) December 26, 2020