Premier Liga
VIDEO/ Fantastik Granit Xhaka, shqiptari i shënon supergol nga goditja e dënimit Çelsit

Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Arsenalit dhe Çelsit me shifrat 2-0. Goli i parë u realizua nga Lakazet në minutën e 34-të, pas goditjes së saktë të një 11 metërshi. Atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit për fundin e fraksionit, Granit Xhaka lëshon një predhë nga goditja e dënimit. Një supergol ky i futbollistit me origjinë shqiptare.
Nëse gjithçka mbyllet kështu, Arsenal shkon në kuotën e 17 pikëve dhe merr vendin e 14-të. Në krahun tjetër, blutë qëndrojnë të gjashtë me 25 pikë.