Connect with Us

Van Dijk dhe Ramos zgjedhin kundërshtarët më të fortë në karrierë

La Liga

Van Dijk dhe Ramos zgjedhin kundërshtarët më të fortë në karrierë

Publikuar

-

Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos dhe ylli i Liverpool, Virgil van Dijk kanë zbuluar dy kundërshtarët më të vështirë me të cilët janë përballur në karrierën e tyre,

Ylli i Liverpool-it zgjodhi Messin si lojtarin më të vështirë me të cilin ai është përballur në fushën e futbollit. “Ka shumë sulmues të mirë dhe të vështirë me të cilët jam përballur, por Lionel Messi është në krye të asaj liste”, tha mbrojtësi holandez për “DAZN”.

Ndërkohë, Ramos është përballur kundër Messit për shumë sezone gjatë derbive të “El Clasico”. Sidoqoftë, spanjolli 34-vjeçar nuk e përmendi gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” në mesin e kundërshtarëve të tij më të fortë.

Ramos tregoi se kundërshtari i tij më i vështirë ishte legjenda e Brazilit Ronaldinho, të cilin ai e përshkroi si “praktikisht të pandalshëm në kulmin e karrierës së tij”. “Ka pasur shumë. Ronaldinho ishte praktikisht i pandalshëm në ditën tij më të mirë si sulmues ose si organizator loje”, tha Ramos për “DAZN”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Dyshohet për Covid-19, Real Madrid njofton izolimin e futbollistit

Publikuar

-

Nga

Real Madrid ka njoftuar se Federico Valverde është në izolim pas kontakteve me një person që ka rezultuar me Covid-19. Galaktikët nuk duan të rrezikojnë për infektime masive, duke marrë masa të menjëherëshme.

Sot në 21:00, e sigurt është se për Zidane do mungojë Valverde, me sfidën e javës së 33 që I vendos madrilenët me Getafen. Dyshimet e medieve iberike janë se edhe vetë Valverde mund të ketë dalë pozitiv me coronavirus.

“Real Madrid konfirmon se lojtari, Fede Valverde ka qenë në izolim që nga dita e djeshme, të shtunën, 17 prill, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19, megjithëse lojtari ka dhënë rezultate negative në të gjitha testet që kanë janë kryer. Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion sot për ndeshjen kundër Getafe CF”, thuhet në njoftimin e Real Madrid.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Pjaniç jashtë projektit të Koeman, pret me interes të ardhmen e Allegrit

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjanic u transferua me bujë këtë verë te Barcelona, në një operacion që çoi brazilianin Arthur te Juventusi, por mesfushori 31-vjeçar boshnjak nuk po arrin të përshtatet te katalanët dhe mund ta largohet në fund të sezonit.

Deri tani Pjanic ka luajtur 28 ndeshje me fanellën “blaugrana”, shumicën e të cilave ka ardhur nga pankina, por pa arritur të lërë gjurmë, duke mos gjetur ende golin e parë dhe së fundi në finalen e Kupës së Mbretit mbrëmjen e djeshme, mesfushori nuk ishte as në pankinë.

Ky është një sinjal i qartë që tekniku holandez Ronald Koeman nuk e sheh më boshnjakun si pjesë e projektit të tij te Barcelona dhe gjatë merkatos së verës katalanët do të shqyrtojnë me vëmendje të gjithë ofertat në drejtim të tij.

Futbollisti bëri 4 sezone të shkëlqyera me fanellën e Juventusit në periudhën 2016-2020, duke luajtur 178 ndeshje dhe shënuar 22 gola, teksa spikati veçanërisht në periudhën kur bardhezinjtë drejtoheshin nga Massimiliano Allegri.

Pikërisht e ardhmja e trajnerit italian mund të jetë mjaft e rëndësishme për mesfushorin boshnjak, pasi Allegri mund të kërkojë sërish Pjanic në skuadrën që do të drejtojë sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Barcelona “padron” i Kupës, katalanasit shkërmoqin Bilbaon në finale

Publikuar

-

Nga

Barcelona nuk njeh rivalë në Kupën e Mbretit. Katalanasit e kanë ngritur për herë të 31-të këtë trofe, pasi sonte mposhtën baskët e Athletic Bilbao me rezultatin 4-0, me gola të shënuar të gjithë në pjesë e dytë.

BARCELONA-ATHLETIC BILBAO, SHIKONI KËTU GOLAT

Unai Simon shpëtoi nga shtylla pjesën e parë, pas një goditjeje të De Jong, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të lojës ndali Pedrin dhe Busquets. Këmbëngulja e Barcelonës u shpërblye.

Griezman zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë, kurse tre minuta më pas De Jong me kokë dyfishoi shifrat dhe praktikisht Bilbao u dorëzua ndaj supermacisë së skuadrës së Koeman.

Skenën më pas e mori Leo Messi, i cili për pak minuta ndëshkoi edhe dy herë skuadrën baske, kurse VAR i shpëtoi nga goli i pestë që u realizua nga Griezmann. Bilbao doli kokulur dy herë brenda pak kohësh, pasi e kishte mposhtur edhe Sociedad në finalen e Kupës të sezonit të shkuar.

LEXO TE PLOTE