Connect with Us

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Sociale

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Publikuar

-

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parshikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje të dendura dëbore.

LEXO EDHE:  Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore ndërsa në zoën e juglindjes në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Barometri i Ballkanit 2021/ Shqiptarët më pesimistët në Rajon për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Shqiptaret rezultojnë më pesimistët në Rajon për të ardhmen në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit për vitin 2020.

Rezultatet e Barometrit Ballkanik që u publikuan sot në Tiranë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal treguan se pakënaqësitë e Shqiptarëve më jetën ranë ndjeshëm gjatë vitit 2020, por niveli i pesimizmit për të ardhmen u rrit në rekorde..

Përveçse me pesimistet në Rajon, indeksi shënoi përkeqësim edhe me vetveten. Më 2019 indeksi i optimizmit për të ardhmen shënoi 50 për qind, por gjatë viti 2020 shihet është përkeqësuar ndjeshëm duke shënuar gjithashtu edhe nivelin më të ulët që nga viti 2014, që nga fillimi i matjeve nga Barometri i Ballkanit.

Në një hark kohor prej 7 vjetësh, indeksi për kënaqësinë ndaj jetës në Rajon u rrit mesatarisht (46% më 2020 në krahasim me 35% në 2014).

Përkundër situatës së paparë pandemike, ndjesitë e popullsisë në Ballkan dhe perspektiva e situatës ekonomike mbetën të pandryshuara, krahasuar me vitin 2019 (46%).

Indeksi i kënaqësisë me aktualitetin në Shqipëri shënoi 38%, duke qëndruar në të njëjtin nivel si më 2019, por 3 pikë poshtë mesatares Rajonale

Ndërsa ndjesi e publikut për situatën aktuale ne Rajon mbetet e lartë (41%, nga 40% në 2019), pritjet për të ardhmen kanë rënë ndjeshëm (28% krahasuar me 55% në 2019). Shqipëria është ekonomia me rënien më të madhe e pritshmerive për të ardhmen.

LEXO EDHE:  Vranësira të lehta dhe shira/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët 

Nga një nivel mbi mesataren e optimizmit, Shqipëria jo vetëm përgjysmoi perspektivën e saj optimiste, por gjithashtu regjistroi nivelin më të ulët të pritshmërive për të ardhmen gjatë shtatë viteve të fundit, si në atë kombëtar, ashtu edhe niveli rajonal (20% nga 56% në 2014).

Kosova ka pritshmëritë më të larta në rajon, megjithëse ato janë përgjysmuar në vitin 2020 (35% nga 67% në 2019).

Indeksi i Ndjesive Të Publikut në Ballkanike (BPSI) mat situatën aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen në aspektin e situatës ekonomike në shoqëri, si dhe situatës aktuale të familjeve dhe individëve që marrin pjesë në sondazh.

BPSI është i përbërë nga dy nën-indekse, BPSI-Indeksi i Situatës së Tanishme dhe BPSI-Indeksi i Pritshmërive, të cilat veçmas monitorojnë ndjesitë aktuale të qytetarëve të EJL-së si dhe pritjet e tyre për të ardhmen.

Në përgjithësi, rezultatet e Barometrit për 7 vite tregojnë se kënaqësia rajonale ndaj jetës vazhdon të rritet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të ardhmen./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita ul temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit nga MeteoAlb

Publikuar

-

Nga

Grafiku- Temperatura 42 gradë/ Cilat janë vitet më të nxehta në Shqipëri

Sipas MeteoAlb, masat ajrore nga Veriu i kontinentit Afrikan kanë sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit tonë. Ndërsa orët e mbrëmjes shfaqin vranësira të lehta dhe të përkohëshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do te fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Ndërsa të Shtunën, parashikohet moti i qëndrueshëm që sjell dominim të kthjellimeve në zonën bregdetare dhe të ulët. Por, vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore gjatë mesditës, por  pa krijuar mundësi për reshje.

LEXO EDHE:  Reshje të dendura shiu dhe dëborë/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, ndërsa mund të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius.

LEXO EDHE:  Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët 

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE