LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi me tritol/ Kush është shkodrani i shënjestruar me precedentë penalë

26 Dhjetor 2020, 20:35, Kronika CNA
Shpërthimi me tritol/ Kush është shkodrani i shënjestruar me

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve të policisë shpërthimi u shënua në lagjen ?Partizani? të qytetit, në banesën e shtetasi Nazmi Bandulla.

Persona të paidentifikuar raportohet se hodhën në erë makinën e shtetasit në fjalë.

Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës dhe si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale.

Bandulla rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe kjo mund të jetë një nga pistat përse është sulmuar makina në pronësi të tijën.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”,  Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

 

Lajmet e fundit nga