LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premtimi i Bashës: Mbulim 100% të tarifës studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë

26 Dhjetor 2020, 12:34, Politikë CNA
Premtimi i Bashës: Mbulim 100% të tarifës studentëve nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë.

Të rinjtë ndanë pikëpamjet e tyre për çeshtjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit në përgjithësi. Basha ndër të tjera u tregoi studentëve të drejtësisë edhe planin për arsimin ku garantoi se nesër me PD në qeverisje nuk do të mbetet asnjë i ri pa u arsimuar.

Kreu i PD i premtoi mbulim 100% të tarifës së studimit, studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë.

?Nuk do ketë asnjë bijë dhe asnjë bir shqiptari që do mbetet pa universitet për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes, sepse nga njëra anë të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe nga ana tjetër shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qiraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera , librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t?i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga