LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vaksina do të vijë shpejt në Shqipëri”/ Rakacolli tregon a do të shtyhen masat kufizuese

25 Dhjetor 2020, 17:21, Aktualitet CNA
“Vaksina do të vijë shpejt në Shqipëri”/

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli komentoi vendimin e Komitetit të Ekspertëve për masat klufizuese që janë marrë deri në datën 4 janar.

Gjatë një interviste për ?Report Tv?, Rakocolli u shpreh se ky vendim erdhi për të parandaluar përhapjen e virusit, duke hedhur poshtë akuzat se kryeministri ndikon në vendimet që ata marrin.

Sa i takon vaksinës, Rakacolli nuk dha një datë fikse, por sipas saj aplikimi do të nisë brenda 3 muajve të parë të vitit 2021.

Sa i takon shtyrjes së masave kufizuese, Rakacolli tha se kjo do varet nga situata.

“Për të parandaluar përhapjen e virusit morrëm masat që nga data 24 dhjetor deri në 4 janar të merren këto masa.

Masat propozohen në bazë të dinamikës së situatës. Nëse do kemi shifra të ulëta do ketë lirim të masave. Mua më vjen keq për akuzat që janë hedhur. Kryeministri është bazuar në ato vendime që ka dhënë Komiteti i Ekspertëve, i cili është i përbërë nga njerëz të përgjegjshëm. Ne rekomandimet nuk i marrim nga kryeministri.

Nuk ka një datë fikse, thuhet brenda 3 muajve të parë, por ende nuk është vendosur. Vaksina do të vijë shpejt në Shqipëri”, tha RAKACOLLI./CNA.al

Lajmet e fundit nga