LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua në mes të Tiranës/ Kush është Alaudin Malaj, ish gjyqtari i zhytur në afera korruptive

25 Dhjetor 2020, 12:18, Aktualitet CNA
U arrestua në mes të Tiranës/ Kush është Alaudin Malaj,

Aludin Malaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Pak më parë, CNA.al raportoi ekskluzivisht se ish gjyqtari është arrestuar në mes të Tiranës, në zonën e Liqenit në një parkim privat.

Malaj është me një karrierë prej gati tre dekadash i cili dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me vettingun. Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.

Ai është paditur në shtator të 2015 nga ILDKPKI se krijuar një skemë kompanish në emër të familjarëve të tij, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë.

Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 11 vjet më vonë, familja e ish kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi.

Duke u bazuar tek deklaratat e tij të pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme nga kallëzuesi.

Rrethi i ngushtë familjar i ish gjyqtarit Alaudin Malaj zotëron katër kompani biznesi; Algan sh.p.k-kompani ndërtimi e themeluar në vitin 1998, Lili sh.p.k për tregtinë e ujit e vitit 2002, Rigels sh.p.k-kompani ndërtimi e themeluar në të njëjtin vit dhe Medbrand KS-kompania më e re e themeluar në tetor të vitit 2014 në Prishtinë.

Në kallëzimin për ish gjyqtarin Alaudin Malaj, ILDKP dyshon se kompanitë në emër të familjarëve janë përdorur për të shtuar fiktivisht të ardhurat e tij për krijim asetesh, përmes transferimit të kuotave apo bashkimit të llogarive personale me ato të kompanisë./CNA.al

Foto ekskluzive/ Detajet e arrestimit të ish gjyqtarit, përplaset me policinë

Lajmi i fundit/ Arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj

Lajmet e fundit nga