LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia ashpërson masat/ Merr vendimin e rreptë që prek edhe shqiptarët

25 Dhjetor 2020, 19:46, Kosova & Bota CNA
Turqia ashpërson masat/ Merr vendimin e rreptë që prek edhe

Turqia ka ashpërsuar sërish masat për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarve me koronavirus.

Mësohet autoritetet turke kanë vendosur të detyrueshëm kryerjen e testit PCR për këdo që do të shkelë në territorin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, io cili tha se kuy vendiom hyn në fuqi duke nisur nga data 28 dhjetor.

Nga 28 dhjetori të gjithë pasagjerët që vijnë 72 orët e fundit duhet të paraqesin një testim negativ të PCR. Ata që nuk paraqesin rezultat negativ të testit PCR nuk do të vendosen në aeroplan në rrugën për në Turqi. Ata që nuk e paraqesin provën e tyre në portën kufitare në hyrje do të futen në karantinë në adresat e tyre të vendbanimit. Ky aplikacion do të vazhdojë deri më 1 Mars 2021“, deklaroi Fahrettin Koca. Ndërkohë, ky vendim prek edhe Shqipërinë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga