LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terrorizoi banorët dhe qëlloi me armë drejt policisë/ Arrestohet 45-vjeçari, Josif Kavaja

25 Dhjetor 2020, 07:11, Kronika CNA
Terrorizoi banorët dhe qëlloi me armë drejt policisë/

Policia ka arritur të arrestojë Josf Kavaja, 45-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri drejt policisë në Elbasan pasditen e djeshme.

Efektivët e FNSH-së dhe të RENEA-s ishin vënë në kërkim në 45 vjeçarit i cili ishte arratisur në pyll prej duke mos u bindur për tu dorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar. Mësohet se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga