Connect with Us

Tërmeti dhe pandemia/ Shqiptarët konsumuan 252 milionë euro më pak në 9 mujorin e 2020

Ekonomi

Tërmeti dhe pandemia/ Shqiptarët konsumuan 252 milionë euro më pak në 9 mujorin e 2020

Publikuar

-

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 këtë vit krijuan veç të tjerash traume në ekonominë e vendit.

E përfshirë në panik, por edhe nga humbja e vendeve të punës popullata e uli konsumin gjatë vitit 2020. Sipas të dhënave të INSTAT Shqiptarët kanë konsumuar 31 miliardë lekë më pak (252 mln euro) mallra dhe shërbime gjatë 9 mujorit të këtij viti në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Dobësitë në konsum u shfaqen më së shumti në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, kur nisi pandemia dhe bashkë më të edhe masat kufizuese.

Nga të dhënat shihet së rënia ma e madhe ishte në tremujorin e dytë të vitit, ku konsumi ishte 23 miliardë lekë (189 mln euro) më i ulët se e njëjta periudhe e një viti më parë. Kjo periudhë përkon me masat e ashpra të karantinës së parë ku u pezullua tërësisht lëvizja dhe aktivitetet i njësive tregtare përgjatë prillit dhe 20 ditëshit të parë të majit.

Në tremujorin e tretë rënia ishte disi më e bute me rreth 11.8 miliardë lekë (92 mln euro). Ekonomia u hap, por konsumi nuk u kthye në nivele normale për shkak të rënies së numrit të vizitoreve të huaj dhe rritjes së papunësisë nga pandemia.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë me 3 Kg.kokainë

Gjatë këtij viti konsumi u rrit vetëm në tremujorin e parë të vitit me rreth 3.5 miliardë lekë ose 31 milionë euro, edhe pasi vendi ishte nën traumën e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Të dhënat e tregtisë me pakicë tregojnë se përgjatë gjithë vitit 2020 konsumi ka qenë i përqendruar në produktet jetikë. Në të tre tremujorët grupi i produkteve ushqimore ka pësuar rritje, ndërsa në tremujorin e dytë dhe të tretë shitjet u rriten më shumë se një vit më parë për produktet e teknologjisë ushqimeve dhe produkteve farmaceutike.

Në prill -qershor, kur vendi ishte në karantinë totale në pjesën më të madhe të periudhës, ushqimet dhe pajisjet informatike pësuan rritje të lartë. Izolimi në shtëpi dhe puna në distancë rriten kërkesën për kompjutera dhe pajisje informatike në tremujorin e dytë.

Me daljen nga karantina e parë, në periudhë janar-qershor, konsumi u udhëhoq nga përqendrimi i blerjeve në ushqime dhe produkte farmaceutike, për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike.

Konsumi final i familjeve llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale të familjeve rezidente.

Konsumi gjithashtu është një nga komponentët kryesorë të Prodhimit të Brendshëm në vendin tonë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

‘Rritja e çmimeve”/ Tabaku  zbardh mesazhin e Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonimi

Nënkryetarja e PD, njëherësh deputetja Jorida Tabaku, ka denoncuar rritjen e çmimeve të produkteve të përditshme.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku ka shenjëstruar qeverinë, duke thënë se varfërimi është vizioni ekonomik i Ramës.

Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës.



Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta.

Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Duke mbajtur gjoksin me dorë/ Erjona Sulejmani nuk i lë vend imagjinatës me fotot e fundit

LEXO EDHE:  Arrestimi i djalit të atasheut shqiptar me drogë/ A është e përfshirë ambasada jonë në trafik ?

Sipas saj, një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin  e qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro, në rënie jo të zakonshme për muajin Shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Lekun gjatë muajit shtator.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.4 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga mesi i muajit gusht, duke iu afruar vlerës më të ulët të shënuar këtë vit. Euro preku nivelin më të ulët vjetor më datë 11 gusht, në vlerën e 121.18 lekëve.

Nëse gjatë muajve korrik-gusht nënçmimi i euros është një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur kryesisht me prurjet valutore nga turizmi, zbritja e monedhës europiane sërish pranë këtyre nivele gjatë shtatorit nuk është shumë e zakonshme.

Po të shohim të dhënat historike, duke filluar nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit, kursi i euros ngrihet gradualisht dhe një kthim pranë niveleve të sezonit veror mund të regjistrohet vetëm në fund të vitit, edhe kjo periudhë e lidhur me pushimet. Vitin e kaluar në këtë periudhë, euro këmbehej me 124.13 lekë, me një rritje të lehtë, por të qëndrueshme nga niveli më i ulët (prej 123.36 lekësh) që ishte shënuar në Gusht.



Ekspertë nga sektori financiar mendojnë se një tendencë e tillë mund të shpjegohet me disa faktorë. Ajo çka ata konstatojnë është se kërkesa për blerje të euros nga bizneset ngelet në nivele të ulëta dhe jo në linjë me sjelljen e zakonshme gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, tregu vazhdon të ketë ofertë konstante për euro. Sipas tyre, kjo mund të lidhet me zgjaten e sezonit të pushimeve, por, sidomos edhe me prurjet e shumta informale të valutës, që janë të vështira për t’u matur.

LEXO EDHE:  Arrestimi i djalit të atasheut shqiptar me drogë/ A është e përfshirë ambasada jonë në trafik ?

LEXO EDHE:  Arrestimi i djalit të atasheut shqiptar me drogë/ A është e përfshirë ambasada jonë në trafik ?

Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros këtë vit gjen pjesërisht mbështeteje edhe në faktorët fondamentalë që e përcaktojnë ecurinë e kursit. Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e dytë të vitit u ngushtua me pothuajse 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor e ka dhënë përmirësimi i ndjeshëm i bilancit të shërbimeve, por edhe bilancit të të ardhurave dytësore. Përmirësimi i bilancit të shërbimeve lidhet me rritjen e ndjeshme të të ardhurave nga turizmi dhe nga shërbimet e përpunimit të inputeve për llogari të klientëve jorezidentë (fasoneria).

Në veçanti efekti i ringritjes së turizmit, që është reflektuar dukshëm në statistika qysh në tremujorin II, vlerësohet se ka qenë edhe më i lartë në periudhën korrik-gusht. Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave dytësore lidhet sidomos me shtimin e dërgesave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë në teori kanë bërë që prurjet valutore nga kanalet formale të shënojnë një tendencë në rritje. Prurjet më të mëdha në euro konfirmohen edhe nga tendenca në rritje e depozitave bankare në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut, rritja vjetore e depozitave në valutë të huaj arriti nivelin 10.2%.

Megjithatë, ekspertët ngelen të mendimit se një rol shumë të madh në ecurinë e kursit të këmbimit luajnë të ardhurat nga aktivitetet jo formale. Këto para po ndikojnë shumë një cikël të ri të rritjes së fortë të çmimeve në sektorin e ndërtimit, që është e vështirë të shpjegohet plotësisht me faktorët e zakonshëm që përcaktojnë kërkesën dhe fuqinë blerëse në këtë treg./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas “qiellgërvishtësve” Tirana vijon zgjerimin në periferi/  Vila nga Petrela në Farkë e Vaqarr

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e COVID-19, ashtu sikurse ndodhi me shumicën e sektorëve në ekonomi, po vijon aktivitetin me ritme të njëjta.

Projekte të mëdha shumëkatëshE “hedhin shtat” në zemër të kryeqytetit çdo ditë, një pjesë të ngritura edhe nën petkun “brand name” për të përfituar nga lehtësitë e taksave. Por Tirana, po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.

Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Një prej tyre është ai i përqendruar në Farkë ku ndërtimi i vilave nga subjekte të veçanta ka nisur prej kohësh. “Lake Shore” ka aplikuar pranë Agjencisë duke dorëzuar një Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak për projektin e saj “Ndërtimin e kompleksit rezidencial me vila 1,2 dhe 3 katëshe me destinacion banim”.

Një tjetër projekt është ai për vila me mur rrethues dhe pishina në zonën e Petrelës nga “AS Construcsion”. Ky i fundit ka dorëzuar gjithashtu vlerësimin e ndikimit në mjedis paraprak për projektin që parashikon vila banimi me 1 dhe 2 kate me një kat nëntokë.

LEXO EDHE:  Grida Duma ngre alarmin/ Në kulmin e krizës, Rama jep 2 milion euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës

LEXO EDHE:  20 mijë të rinj dolën të papunë nga pandemia në tremujorin e dytë, 61% e totalit



Një tjetër subjekt që ka kërkuar miratim nga AKM është Lulëzim Cenolli për ndërtim kompleks vilash me 2 kate dhe me mur rrethues në zonën e Vaqarrit në Prush. Në këtë rast AKM ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin, një vendim që ka kaluar në fund të muajit gusht.

Këto janë vendime dhe projekte që kanë kaluar vetëm në periudhën gusht-shtator ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.

Ndërtuesit kanë konfirmuar për “Monitor” më herët se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE