Connect with Us

Studimi i ekspertëve britanikë/ Varianti i ri i Covid është për 56% më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm

Shëndeti

Studimi i ekspertëve britanikë/ Varianti i ri i Covid është për 56% më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm

Publikuar

-

Një studim i realizuar në shkollën për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i coronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56 për qind më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.

Siç raporton Forbes, sipas një ekipi të shkencëtarëve, me këto shifra situata në mënyrë dramatike mund të përkeqësohet me pandeminë e coronavirusit.

Megjithatë, kanë theksuar se është për 70 për qind më pak infektues sesa që kryeministri britanik Boris Johnson, pati deklaruar kohë më parë.

LEXO EDHE:  Mbi 28 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani, 182 mijë e 260 të infektuar

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Besohet se varianti i ri i coronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Rritet sërish numri i viktimave/ Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID,  539 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona.

Rastet pozitivë kanë rezultuar në këto bashki: 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.

Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Ka ardhur varianti i ri i Afrikës së Jugut”/ Rama flet për procesin e vaksinimit gjatë këtij muaji

LEXO EDHE:  Izolimi/ Ku gabuan qeveritë dhe çfarë duhet të bëjnë tani

Statistika (26 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 539
Të shëruar në 24 orë 839
Të shtruar në spitale 222
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3345

Testime totale 1,184,815
Raste pozitive 167,893
Raste të shëruara 153,619
Raste Aktive 11,634
Humbje jete 2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5041
Fier 1139
Durrës 1088
Shkodër 1083
Vlorë 681
Elbasan 603
Lezhë 487
Berat 462
Korçë 329
Kukës 284
Gjirokastër 220
Dibër 217

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shqipëria ende shumë larg/ E vaksinuar me dy doza vetëm 27% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shqipëria ka arritur që të kryejë deri tani mbi 1.7 milionë vaksinime kundër COVID-19. Nga këta janë mbi 770 mijë persona që kanë marrë të dy dozat.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë çdo ditë kryhen gati 10 mijë vaksinime.

Aktualisht vaksinimi është i hapur për çdo person mbi 18 vjeç, i cili  mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka një rezervë prej mbi 300 mijë vaksina në dispozicion pasi në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 2,045,310 vaksina antiCOVID.

Në bazë të të dhënave zyrtare të INSTAT, Shqipëria ka një popullsi prej 2.8 milionë banorë dhe deri tani ka vanksinuar me dy doza vetëm rreth 27% të popullsisë.

LEXO EDHE:  Franca rikthen karantinën/ Izolohet Parisi dhe 8 qytete të tjera

LEXO EDHE:  “Nuk ja doli dot me sëmundjen e Covid”/ Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë

Kjo do të thotë se vendi ynë është ende shumë larg arritjes së një norme të kënaqshme të vaksinimit.



Nga të dhënat e deritanishme rezulton se janë ende mbi 2 milionë banorë të pa vaksinuar. Me këtë ritëm do të duhen të paktën dhe 200 ditë të tjera për vaksinimin e plotë.

Nga vendet e rajonit, sa i takon numrit të personave të vaksinuar plotësisht Shqipëria qëndron vetëm para Kosovës.

Maqedonia e Veriut (33.9%) dhe Mali i Zi (33.5%) edhe pse e nisën këtë proces pas vendit tonë kanë arritur që të realizojnë më shumë vaksinime.

Deri tani, Serbia qëndron e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor pasi ka vaksinuar 41.5% të popullsisë me dy doza./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shifrat nuk njohin ulje/ 664 raste të reja në 24 orë, rritet sërish numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4875 testime, kanë rezultuar pozitivë 664 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 10 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Nuk ja doli dot me sëmundjen e Covid”/ Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë

LEXO EDHE:  BE-ja e ndarë për idenë e "pasaportës së vaksinimit'

Statistika (25 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 664
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 214
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 4875

Testime totale 1,181,470
Raste pozitive 167,354
Raste të shëruara 152,780
Raste Aktive 11,945
Humbje jete 2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5264
Fier 1168
Durrës 1127
Shkodër 1074
Vlorë 713
Elbasan 615
Lezhë 492
Berat 449
Korçë 323
Kukës 297
Gjirokastër 219
Dibër 204

 

LEXO TE PLOTE