Connect with Us

Ramën do e rrëzojë Edi Rama!

Politikë

Ramën do e rrëzojë Edi Rama!

Publikuar

-

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, dje u shfaq kryeministri Rama në një rrëfim ndryshe, në një stil tjetër në atë që ai e zotëron.

Kur është i vetëm në monolog Rama di të përdorë mjaft mirë artin e fjalës, për të cilën shpesh është dhe brilant, gjithashtu të rrëfejë, por edhe të gënjejë, të futet në maskën e politikanit për gjithçka i intereson duke shfrytëzuar audiencën dhe një emsion në një stil tjetër, sërish në përfitime personale dhe të karrierës së tij poltike.

Emisioni i djeshëm ishte një rrëfim deri diku “i sinqertë” i tij për Sali Berishën të cilin e vlerësonte megjithëse diku nuk njihte meritat për shumë punë të bëra të cilat në fakt kërkon t’i shesë si veprat e tij, kjo për të ardhmen e politikës dhe karrierës që kërkon të mbajë.

Foli për Ilir Metën pa të cilin nuk do të kishte ardhur kurrë në pushtet. Njeriun me të cilin ka pasur marrëdhënie të forta të dyanëshme edhe në përplasje edhe në dashuri. Në fund nuk harroi të ironizonte, të tallte dhe të ulte Lulzim Bashën, atë që është kundërshtari i tij. Me një fjalë të vetme “e vrau” duke thënë se nuk u bë dot kurrë lider.

Tha shumë të vërteta, tha shumë gënjeshtra, luajti, tregoi anën tjetër të tijën, zbuloi disa mashtrime publike të bëra nga mediat në vite me radhë, që nga historitë e divorcit të tij, akuzat për babain e të tjera si këto që për shumë njerëz në qarqe mediatike, prej shumë kohësh janë zbardhur por nuk harroi t’i përmendë sërish dhe të tregohej i kujdesshëm me gjithçka artikulonte.

Por, ajo që shfaqi dje Rama ishte një teatër në funksion të së ardhmes së tij politike ku duket qartë se “dramaturgu” që e ka shkruar të gjithë skenarin e ndërtuar thekson se Ramën nga pushteti do ta rrëzojë vetëm Edi Rama. Pra me pak fjalë do të jetë vetë ai që do vrasë karrierën politike.

Nuk e vret dot Ramën, Lulzim Basha! Sali Berisha, pavarësisht se vazhdon të jetë i ashpër në politkë dhe qendrestar, nuk ka fuqinë e dikurshme. Ilir Meta është i krompomentuar dhe i pamundur për tu përballur me Edi Ramën, thjesht dhe vetëm kërkon pazar, e ndërsa Rama që kërkon të ecë përpara po vritet çdo ditë nga Edi Rama, nga problematikat e qeverisjes, korrupsioni, skandalet, tërmeti, pandemia, nga të gjitha një e nga një.

LEXO EDHE:  Rindërtimi në Rrëshen/ Rama batuta me biznesmenin: Ndihmoni të tjerët se ndryshe nuk ka vend në parajsë

Nga qokat, nderet dhe korrupsioni , të gjitha së bashku janë veprat e Ramës që po vrasin Edi Ramën. Këto dhe shumë të tjera dukeshin qartazi në intervistën e kryeministrit i cili kërkoi të shpallte publikisht fitoren në zgjedhjet e ardhshme të cilën nuk do ta ketë të lehtë megjithëse mund të jetë forcë e parë politike në vend, por ende duhen shumë llogari për të siguruar se Rama do fitojë dhe nuk do të humbasë nga vetë Edi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Meta bën “paqe” me qeverinë/ Dekreton dy ligje

LEXO EDHE:  Foto-“Duhet të zhbëni këtë kolazh të pistë që të shpëtoni”/ Kulluri bën thirrjen e fortë

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE