Connect with Us

Pse nuk duhet të keni frikë nga efektet anësore të vaksinave anti-Covid

Shëndeti

Pse nuk duhet të keni frikë nga efektet anësore të vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina anti-Covid?

Për një pjesë të njerëzve, marrja e vaksinave të para anti–Covid mund të jetë disi e sikletshme. Ato mund t’iu bëjnë të ndiheni të sëmurë për 1 ose 2 ditë, edhe pse nuk përmbajnë viruse të plota për t’iu infektuar.

Vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna-s, janë mjaft “reaktogjene”, gjë që do të thotë se ato stimulojnë një reagim të fortë imunitar që mund të shkaktojë dhimbje të përkohshme por të bezdisëse, ethe, dridhura dhe dhimbje koke.

Pra marrja e tyre vaksinave krijon njëfarë shqetësimi fizik, por ai nuk ka të krahasuar me simptomat që shkakton vetë Covid-19. Efektet anësore, ndodhin në një farë mase me të gjitha vaksinat, dhe ky nuk është në vetvete një shqetësim për sigurinë e tyre.

Tek e fundit, vaksinat funksionojnë duke e mashtruar trupin. Ato e bëjnë atë të mendojë se është infektuar, dhe këto “simptoma” që shfaqen, janë një tregues që e ka bërë gjë me sukses. Ethet, lodhja fizike dhe shenjat e tjera, që ne i lidhim zakonisht me të ftohurën e zakonshme,gripin sezonal apo edhe Covid-19, shkaktohen zakonisht nga reagimet tona imunitare, dhe jo nga vetë virusi.

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër COVID-19

“Një vaksinë reaktogjenike, nuk është e njëjta gjë me një vaksinë të pasigurt”- thotë Sad Omer, vaksinolog dhe drejtor i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Jeilit nëSHBA.

Krahasuar me vaksinat ekzistuese, ato të Pfizer/Biontech dhe Moderna– janë pak më reaktogjenike se sa vaksinat e gripit, por kanë afërsisht të njëjtin nivel reagimi me vaksinat kundër herpesit, dhe mund ta prishin disi përditshmërinë tek disa njerëz për disa ditë. Vaksina e Modernës, duket të jenë pak më reaktogjene sesa ajo e Pfizer, ndoshta pasi doza e saj është më e madhe në sasi. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po nisin fushatën e tyre më të madhe dhe më të ndërlikuar të vaksinimit në histori, ekspertët thonë se kompanitë e vaksinave duhet të sqarojnë në detaje, atë çka i pret njerëzit që vaksinohen.

Nëse dikush që merr dozën e parë ka disa efekte anësor, për të cilat nuk është i informuar, mund të mos rikthehet në spital për të marrë dozën të dytë. Për më tepër përvoja e tyre, mund të ndikojë negativitisht tek familja dhe miqtë.

“Duhet të ketë një transparencë të plotë mbi atë që mund të përjetojnë disa njerëz”- thotë Debora Fuler, mikrobiologe dhe studiuese e vaksinave në Universitetin e Uashingtonit.Dhimbja muskulore, ethet dhe dhimbjet e kokës janë rezultat i imunitetit të lindur, e para nga dy degët kryesore të sistemit imunitar.

Imuniteti i lindur është një mjet i butë; që do të luftojë çdo gjë të huaj në trupin e njeriut. Kur merrni një vaksinë anti–Covid, qelizat në krahun tuaj marrin mARN që kodifikon një version të proteinës që vesh nga jashtë koronavirusin.

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero i shqetësuar/ "Disa të konfirmuar me koronavirus kanë qenë të shtruar te Sanatoriumi"

Virusi i përdor proteina të tilla si një çelës për të hyrë në qelizat tona, por pa u bashkuar nga pjesa tjetër e virusit, proteina nuk mund të infektojë dot asgjë. Teksa shumë qeliza imune futen në krahun tuaj, ato aktivizojnë edhe më shumë qeliza imune, që mund të shkaktojnë simptoma në gjithë trupin si ethe dhe lodhje fizike.

Disa nga ato qeliza imune do t’i përkasin degës së dytë të sistemit imunitar, imunitetit adaptiv. Këta janë vrasësit speficifikë në sistemin imunitar. Këtu përfshihen qelizat B, të cilat krijojnë antitrupa që mund të lidhen me proteinat virusit dhe qelizat T, që mund të njohin qelizat e infektuara.

Imuniteti adaptues, është ai që do t’iu mbrojë në mënyrë specifike nga Covid-19. Por për të arritur atje, duhet se pari që sistemi imunitar i lindur ta njohë proteinën e huaj, dhe të aktivizojë më pas sistemin imunitar adaptiv. Një vaksinë reaktogjene nuk është domosdoshmërisht një vaksinë më efektive, por është një shenjë që hapi i parë po funksionon.

Reaktogjeniciteti, është gjithashtu i dallueshëm nga anafilaksia, një reaksion i rëndë alergjik që ka ndodhur vetëm tek një pjesë e vogël e njerëzve që kanë marrë vaksinën Pfizer në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Edhe anafilaksia është një reagim imunitar, por ai fillon brenda disa minutash pas ekspozimit, me luhatjen e tensionit dhe vështirësi në frymëmarrje. Mbetet ende e paqartë se çfarë e shkakton këtë reaksion alergjik, megjithëse vaksinat përmbajnë sheqer në formën e një krioprotekanti dhe kripëra për të marrë aciditetin e duhur, përveç përbërësve aktivë.

CDC-ja amerikane rekomandon 30 minuta vëzhgim pas vaksinimit Covid-19 për cilindo me një histori të mëparshme të anafilaksisë, dhe 15 minuta për të gjithë të tjerët. Anafilaksia është shumë e shërueshme me epinefrinë dhe antihistaminë, dhe marrësit e vaksinës që e kanë provuar atë janë shëruar që të gjithë. / The Atlantic – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Publikuar

-

Nga

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Nga: Menia Koukougianni

Prej shtatë vjetësh, çdo Vit të Ri, dëshira ime është e njëjtë: kanceri të zhduket përfundimisht. Kështu ndodhi dhe këtë vit, pak kohë para se të ndeshja këtë libër, me titull provokues për zhdukjen e kancerit. Ma rekomandoi një mik, babai i një fëmije me kancer. Kështu që fillova ta lexoj në prag të atij Viti të Ri.

E mbarova për dy ditë. Një mjek shkruan për kacerin. Jo për patologjinë rreth kancerit, por për dështimin e sistemit për të zhdukur kancerin. Nuk mund të gjeja një faqe pa theksuar diçka. Kurioziteti i mjekut të ri për kërkimin, mënyra e vetme në të cilën qelizat kancerogjene mashtrojnë shkencën, mënyra e pashembullt që sistemi ynë imunitar lufton, lëvizshmëria e përjetshme e qelizave.

Çfarë është kanceri? Një qelizë, një proces, një mutacion, një kurs i pakontrollueshëm, një gjen i përjetshëm? E gjithë kjo së bashku dhe shumë më tepër.

Po shkenca? Mjeku? Unë u trondita nga përgjigjet e autorit. Ngjarjet që ai rrëfen, vendimet që duhej të merrte, mendimet dhe pyetja që nuk do të marrë përgjigje kurrë: Nëse?

Shëndeti është e mira më e madhe, por është gjithashtu para, përpjekje, kohë dhe ambicie. Shëndeti publik është një rezervuar i madh që kërkon para, shumë para. Mjekët janë njerëz me dobësitë e tyre, të mirat dhe të këqijat e tyre. Në shumë vende, autori përshkruan betejat e tij me mjekë të tjerë, të cilët nuk donin të rrezikonin, nuk donin të humbnin primatin e tyre, nuk donin të rrezikonin pagat dhe pozitat e tyre, nuk donin të dëgjonin, nuk donin të ndanin.

Në shumë vende autori flet për pacientët që humbi, sepse sistemi u vonua, burokracia mbizotëroi mbi vendimet mjekësore, kostoja shpëtoi jetë.

Ndihesha e çuditur kur lexoja. Nga njëra anë zemërimi dhe dëshpërimi, se jemi të humbur nëse mentalitetet nuk ndryshojnë. Nga ana tjetër, optimizmi se ka zgjidhje dhe nëse pengesat e paraqitura kapërcehen, shërimi, Ilaçi i kancerit, do të gjendet. Njeriu, nëse do, mund ta mposhtë kancerin. Sidomos sot, shkencëtarët, studiuesit kanë kaq shumë mjete. Teknologjia ka zgjidhur problemet e së kaluarës. Dituria është e arritshme për të gjithë.

LEXO EDHE:  Debati i madh i 2020-ës/ A është kurimi më i keq se sëmundja?

LEXO EDHE:  A duhet të shkojmë drejt një mbyllje të dytë?/ Dasho tregon strategjinë që duhet të ndiqet

Pandemia na ka treguar se nëse të gjithë punojnë së bashku, akademia, industria farmaceutike, sistemet shëndetësore kombëtare dhe pacientët, ne mund ta mundim. Për vite me radhë, studiuesit në laboratorët e tyre kanë kërkuar përgjigje dhe zgjidhje.

Për vite me radhë shkencëtarët kanë kërkuar para, duke ndryshuar ligjet. Për vite me radhë pacientët u bëjnë thirrje mjekëve të tyre që të mos dorëzohen. T’i dëgjojë, të ndajë njohuri me ta. Burokracia, përshtatshmëria politike, vogëlsia e disave, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. A mund të shkojmë një hap më tej?

Po, Vincent DeVita e thotë qartë. Të gjithë këta shkencëtarë që fituan nuk ishin as budallenj e as gjeni. Ata ishin këmbëngulës. Ata nuk iu bindën rregullave kur logjika e tyre, prova e laboratorëve të tyre, u tha atyre se rregulli ishte i gabuar. Ata ishin partnerë dhe po kërkonin informacion kudo. Kthimi prapa në historinë e kancerit ka shumë për të na mësuar. Kanceri i prek të gjithë. Kërkimet tregojnë se një në tre prej nesh do të përballet me kancer ose si pacient ose si i afërm i pacientit.  Koha nuk është aleate. Studiuesit në laboratorë janë./abc

*Menia Koukougianni drejton AMKE “Karkinaki”, e cila mbështet punën kërkimore-shkencore të komunitetit shkencor – mjekësor që merret me kancerin e fëmijërisë dhe adoleshencës, duke mbledhur fonde për të mbështetur qasjet inovative terapeutike për fëmijët dhe adoleshentët.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjetet sociale, sa i përket atyre personave që kanë kaluar Covid.

Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.

“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan Alimehmeti në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

Publikuar

-

Nga

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita që që çdo vit i dedikohet historisë së grave, duke nënvizuar evenimentet dhe arritjet kryesore të tyre ndër shekuj, por në të njëjtën kohë synon të promovojë dhe të rrisë më tej ndërgjegjësimin për të drejtat e grave kudo në botë me qëllim arritjen e statusit të mundësive të barabarta për to në të gjitha sferat e jetës.

Tema e kësaj Dite Festive për vitin 2021 është zgjedhur të jetë: #ChooseToChallenge#ZgjidhTeSfidosh – sepse prej sfidave vjen ndryshimi. Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të luftojmë  paragjykimet dhe pabarazinë gjinore. Le të kontribuojmë të gjithë në krijimin e një bote gjithëpërfshirëse, prandaj zgjidh sot të Sfidosh.

Krahas mirënjohjes dhe respektit që kjo Ditë evokon për të gjithë nënat, bashkëshortet, motrat,vajzat tona po aq e rëndësishme është edhe të kujdesemi për mirëqënien dhe shëndetin e tyre në çdo ditë të vitit sepse shëndeti i gruas është shumë i rëndësishëm për shoqërinë sepse është i lidhur drejtpërdrejt  me shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, familjes dhe të komunitetit në tërësi.

Gratë kanë evoluar shumë ndër shekuj dhe po kështu ka evoluar edhe mënyra e jetesës së tyre drejt të jetuarit të tyre sa më shëndetshëm. Mjafton të përmendim faktin që në vitet 1900, jetëgjatësia e një gruaje ishte rreth 50 vjeç, ndërkohë në mijëvjeçarijn e fundit jetëgjatësia është rritur shumë, duke shkuar rreth mbi 70 vjeç, numër ky që vjen në rritje vit pas viti. Një ndër sloganët e famshëm dhe të njohur thotë “Gra të shëndetshme / Botë e shëndetshme”, slogan që mishëron më së miri rolin e rëndësishëm që gruaja luan në shoqëri.

LEXO EDHE:  Debati i madh i 2020-ës/ A është kurimi më i keq se sëmundja?

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shefi i mikrobiologjisë tregon kur pritet vala e dytë

Kujdesi për veten dhe shëndetin e Gruas është investimi që ato bëjnë për të ardhmen e tyre dhe të të dashurve të tyre, prandaj sot më shumë se kurrë sidomos edhe në kohët e vështira që gjithë bota po përjeton si pasojë e pandemisë nga COVID-19 kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë prioritet maksimal.

Kjo është edhe arsyesja që Spitali Hygeia nën moton “Gjithçka për Shëndetin e Gruas” kërkon të përcjellë edhe këtë 8 Mars te të gjithë gratë shqiptare mesazhin se “Një Grua e shëndetshme = Familje & Komunitet i Shëndetshëm”.

Në kuadër të Festave 7 & 8 Mars, gjatë gjithë muajit Mars, Spitali Hygeia ja dedikon këtë muaj Shëndetit të Gruas, duke ofruar Paketën e Kontrollit me çmimin ofertë 7.000 lekë, paketë ku përfshihen ekzaminimet si më poshtë vijon:

  • Vizitë Gjinekologjike
  • Eko Gjinekologjike
  • Pap-test
  • Mamografi

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

www.hygeia.al

Facebook:@hygeia.hospital.tirana

Instagram: #spitalihygeiatirane

LEXO TE PLOTE