LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Fevziu/ Nëse do të ketë vjedhje votash në zgjedhjet e ardhshme, rrezikohet një kaos

25 Dhjetor 2020, 22:12, Politikë CNA
Paralajmëron Fevziu/ Nëse do të ketë vjedhje votash në

Gazetari Blendi Fevziu paralajmëroi mbrëmjen e sotme se nëse do të ketë vjedhje votash në zgjedhjet e vitit 2021, rrezikohet një kaos në vend.

Fevziu tha në emisionin ?Zonë e Lirë? se një situatë që do dalë jashtë kontrollit dhe do ishte fatale për Shqipërinë, ndaj mendon se nuk do ketë vjedhje votash.

?Mendoj ndryshe nga Batoni për çështjen e mandatit, atë të mandatit të katërt as nuk i hyj fare. Mendoj se Rama nuk e ka aq të thjeshtë të marri mandatin e tretë, votimi kryesor në këtë rast nuk do jetë a do vijë Luli, shqiptarët do shkojnë të votojnë nëse Rama i ka qeverisur mirë apo keq. Ideja e mungesës së lidershipit vazhdon të ekzistojë.

Unë mendoj që dy mandate janë një kosto e madhe për PS, nëse nuk e amortizon dot këto kosto, do t?i humbi zgjedhjet. Nëse në këtë vend do shkojnë dhe do vidhen votat dukshëm, shpresoj që këtë herë nuk do ndodhi më, do rrezikojmë të hyjmë në një kaos dhe në një situatë që do dali jashtë kontrollit dhe do ishte fatale për Shqipërinë. Nuk besoj se do ketë vjedhje zgjedhjesh?, deklaroi gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga