LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër vaksina e COVID-19 mbërrin në Greqi/ Fillon faza e parë e vaksinimit

25 Dhjetor 2020, 11:31, Kosova & Bota CNA
Nesër vaksina e COVID-19 mbërrin në Greqi/ Fillon faza e

Vaksina e COVID-19 pritet të mbërrijë nesër në Greqi.

Pas miratimit nga BE, tashmë Greqia nga nesër mund të ketë dozat e para të vaksinës dhe nga e diela të fillojë zbatimin e planit të vaksinimit.

Kryeminitri Kyriakos Mitsotakis është zotuar se ai dhe familja e tij do jenë grekët e parë që do vaksinohen, teksa më pas do vijojë faza e parë e planit me vaksinimin e personelit shëndetësor, punonjësve në azile, të sëmurët kronikë dhe punonjësit në qendrat e tyre, stafi me përparësi për punët e rëndësishme të qeverisë.

Në shkurt fillon faza dy me të moshuarit mbi 70 vjeç. Më pas në qershor 2021 Greqia do tentojë të vaksinojë të gjithë popullsinë mbi 18 vjeç, falas, por jo në mënyrë të detyrueshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga