LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ma la porosi Rama”/ Ahmetaj u dorëzon çelësat e shtëpive dy familjeve: E premtoi me gojën e tij

25 Dhjetor 2020, 15:48, Aktualitet CNA
“Ma la porosi Rama”/ Ahmetaj u dorëzon çelësat e

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve. ?E kam porosi nga kryeministri, t?ua bëja dhuratë sot. Sot ma la porosi që të vija t?u sillja çelësat? i tha Ahmetaj familjes Barreti. ?Me këmbë të mbarë ishalla? tha zonja e shtëpisë.

Në postimin e shpërndarë në Facebook, Edi Rama shkruan: ?Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindjeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën.

Shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 Dhjetorit në shtëpitë e reja. Në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën?./CNA.al

Lajmet e fundit nga