LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finalizohet operacioni “By Pass”/ Arrestohen katër persona në Vlorë

25 Dhjetor 2020, 12:55, Kronika CNA
Finalizohet operacioni “By Pass”/ Arrestohen katër persona

Finalizohet pas një hetimi 9-mujor, operacioni policor i koduar ?By Pass?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme ?Shqiponjat?, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ?Arrest në burg?, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona që nuk u gjendën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Vjedhja? kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë.
U ekzekutua masa e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vjedhja? dhe ?Heqja e paligjshme e lirisë? kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga