LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aty ku ndahen dhe pajtohen Rama dhe Blushi/ “Kuturu-ja” e Top Channel në Pezë

25 Dhjetor 2020, 09:23, Politikë CNA
Aty ku ndahen dhe pajtohen Rama dhe Blushi/ “Kuturu-ja” e Top

Ashtu si çdo fundivit, edhe këtë vit stafi i Top Channel ka publikuar këngën përshëndetëse për festat.

Kënga e stafit të Top Channel është regjistruar në shtëpinë e ish deputetit socialist Dashnor Peza, mik i drejtorit të televizionit, Ben Blushi. Siç duket Top Channel ka përfunduar në shtëpinë e Babë Myslymit në Pezë. Kjo këngë mund të lexohet si një mesazh i drejtorit të Top Channel për Edi Ramën.

Kujtojmë se disa vite më parë pati përplasje të ashpra mes Blushit dhe Ramës. Pas këtyre debateve në një darkë të zhvilluar në Pezë u përpoqën të ulen gjakrat mes tyre, por asgjë nuk u zgjidh. Darka e zhvilluar në atë kohë në Pezë kaloi me akuza mes Blushit dhe Ramës.

Në Pezë, aty ku u ndanë Rama dhe Blushi mesa duket Top Channel i pajtoi sërish. Kënga e fundivitit titullohet ?Kuturu? dhe Top Channel nën drejtimin e Ben Blushit është fiks kuturu./CNA.al

Lajmet e fundit nga