LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po zbehen përfundimisht dinastitë politike?

25 Dhjetor 2020, 10:42, Blog CNA
A po zbehen përfundimisht dinastitë politike?

Nga Jonathan Bernstein ?Bloomberg?

Ndër të metat e demokracisë amerikane, që i ekspozoi shumë presidenca e Donald Trump, është fuqia e madhe e politikës dinastike. Në kushtet kur lidhjet familjare janë një kriter i rëndësishëm për postet e larta,dhe gjithë të tjerët duhet të luftojnë për ato që mbeten, republika amerikane nuk është aq e shëndetshme sa mund të ishte.

Lajmi i mirë?

Politika dinastike, që ka qenë gjithmonë një problem në SHBA,që nga koha e Xhon Kuinsi Adamsit, duket se gradualisht po zbehet. Por nga ana tjetër, lajmi i keq, siç e ka treguar edhe Donald Trump, është se ajo mbetet ende një forcë e fuqishme. Unë do t`a filloj analizën me zgjedhjet e fundit presidenciale. Nëse shohim si kandidatët demokratë ashtu edhe ata republikanë, 2020-a regjistroi zgjedhjet e para pa një kandidat trashëgimtar të një dinastie që nga fushata e vitit 2008, duke e përcaktuar ?trashëgiminë? si lidhjen me njëtë afërm të ngushtë që i ka paraprirë atyre në politikë, dhe që ka qenënjë zyrtar i lartë partiak.

Dhe viti 2008 ishte një pikë ndarëse, pasi babai dhe gjyshi i Xhon Mekeinit ishin që të dy admiralë me profil mjaft të lartë. Gjithsesi përpara asaj gare, zgjedhjet e fundit pa asnjë trashëgimi të mëhershme politike të kandidatit ishin ato të vitit1948, dhe para atyre Frenklin Ruzvelt kishte garuar në 5 nga 7 zgjedhjet e mëparshme presidenciale. Jo të gjithë këta kandidatë vinin nga dinastitë kryesore si Kenedit apo Bush-ët. Babai i Xhimi Karterit shërbeu për pak kohë në parlamentin lokal të Xhorxhias, dhe Hubert Hamfrik ishte qenë kryebashkiak i një qyteti të vogël. Por ende është e pazakontë që të kesh një palë zgjedhje pa kandidatë me një trashëgimi politike të pasur.

Dhe administrata e presidentit të zgjedhur Xho Bajden do të jetë e treta në radhë pa një të tillë. Hera e parë që ka ndodhur, në më shumë se 1 shekull. Sigurisht, dinastitë politike nuk kanë vdekur. Endrju Kuomo është sot guvernator i Nju Jorkut, ashtu si babai i tij. Në udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë ka një pinjoll të familjes së ish-zv/presidentit Dik Çeni. Kryetarja e Kongrestit, Nenzi Pelozi është vajza e një ish-kryebashkiaku në Baltimora. Ndërkohë,nuk do të ketë asnjë përfaqësues të familjes Kenedi në Kongresin e ardhshëm.

Edhe familja Rokfeler duket se është distancuar nga politika. Dhe disa studime akademike sugjerojnë se dinastitë janë duke u tërhequr dalëngadalë nga postet më të larta shtetërore. Edhe pse përkufizimet mbi këtë temë janë paksa të ndërlikuara. Kështu, babai i senatores së Uashingtonit Maria Kentuell ishte një ligjvënës i parlamentit lokal, dhe mbante pozicione të tjera politike në Indiana. A mund të cilësohet ajo një politikane e një dinastie? Varet nga ajo për të cilën ne jemi të interesuar të dimë.

Gjithsesi, unë krahasova përbërjen e Senatit të ardhshëm të117-të me Senatin e 112-të, që nisi punën në vitin 2011. Unë numërova në atë kohë22 senatorë me trashëgimi politike familjare, krahasuar me 14 ose 15 në Senatin e ri, dhe kjo në varësi të faktit nëse Senatori i Xhorxhias Dejvid Perdju rizgjidhet në detyrë.

Nga grupi aktual, unë them se vetëm rreth 8-9 senatorë ishin lloji i politikanëve që ne zakonisht i cilësojnë si dinastikë, përfshirë senatorët si Bob Kejsi Xhunior, Rand Pol, Mit Romni dhe Shellej Kapito, pasi të gjithë ata kishin si prindër ish-guvernatorë të shteteve
që ata përfaqësojnë, apo si kandidatë për president. Dhe në kushtet kur thuhet se vajza, djali dhe nusja e Trump po konsiderojnë kandidimin për postet e tyre, është e qartë se politika dinastike ka ende një joshje të caktuar. Gjithsesi, mendoj se me kalimin e kohës po shohim më pak kandidatë të dinastive politike. Dhe nëse është vërtet kështu, ky është një zhvillim pozitiv./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2020-12-23/are-u-s-political-dynasties-finally-fading?srnd=opinion

Lajmet e fundit nga