LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ja besonte shëndetin një studenti që mëson online?/ Ja si përgjigjet Rakacolli

25 Dhjetor 2020, 17:30, Aktualitet CNA
A do ja besonte shëndetin një studenti që mëson online?/ Ja

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se vendimi për mbyllje e universiteteve ishte në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komitetit Teknik.

Por e pyetur nëse do t?ia besonte shëndetin një studenti që ka marë mësim online, Rakacolli nuk iu përgjigj drejtpërdrejt, duke deklaruar se e rëndësishme është sa i përvetëson njohuritë jo si i merr.

?Rritja e pagës është shumë e rëndësishme dhe asnjëherë nuk është bërë një ritje e tillë. Ka një vëmendje të shtuar ndaj bluzave të bardha. Por nuk ka të bëjë vetëm paga, por edhe kushtet që janë përmirësuar duke u lehtësuar punën.

Se si i merr mësimet nuk ka rëndësi, por rëndësi ka sa i përvetëson. Vendimi i shkollave dhe universitetet ka qenë një vendim shumë i debatuar. Vendimi për mësim online iështe tërësisht unanim?, tha ajo. /CNA.al

Lajmet e fundit nga