Showbizz
U “bombardua” me komente për veshjen në Festivalin e Këngës/ Reagon Xhesika Polo: Jam e shokuar! S’e di si ju zë gjumi

Këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar pas kritikave të shumta për veshjen e saj në Festivalin e Këngës.
Në një foto që ka qarkulluar më së shumti në rrjet duket sikur poshte fustanit transparent, këngëtarja nuk kihste veshur asgje, duke treguar pjeët intime. Mirëpo në foton e saj të publikuar në rrjetet sociale, shihet se ka të veshur pantallona, por janë në ngjyrën e mishit.
Këngëtarja thotë se kushdo që ka njollosur imazhin e saj do përballet me instancat përkatëse.
“Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer. Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar. Nuk dua të zgjatem shumë ama dy fjalë do i them. Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten. Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në foton me cilësi! Kushdo që ka njollosur imazhin tim do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat! S’e di si ju zë gjumi. Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi”, shkruan Xhesika./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Bomba” e Instagramit/ Njihuni me bjondinën që nuk i lë vend imagjinatës
Whitney Paige është një nga modelet më seksi të Instagramit. Bjondina çmend ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale me format e saj shpërthyese....

Çmend djemtë me pozat provokuese/ Fotot më tunduese të Emily Rinaudo
Emily Rinaudo është një nga modelet më tërheqëse në rrjet. Ajo pozon shpesh me të brendshme seksi ku tregon edhe linjat e saj perfekte. Emily...