LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të pasurit e drejtësisë/ Prokurori i Gërdecit me tre apartamente dhe miliona lekë të ardhura

24 Dhjetor 2020, 13:44, Vetingu CNA
Të pasurit e drejtësisë/ Prokurori i Gërdecit me tre

Me 27 Korrik 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, Petrit Bica.

Një kopje e raportit i është dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një kopje Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit. Prokurori Petrit Bica, të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë.

Ndryshe Bica, njihet edhe si prokurori i Gërdecit, kur në vitin 2009, gjatë njërës prej seancave gjyqësorë, ka rrëzuar një nga një pretendimet e tetë avokatëve të të dyshuarve për tragjedinë e Gërdecit.

Më tej në vitin 2012, prokurori Bicaj ka hetuar edhe humbjen e një sasie armatimi, në repartin e Forcave të Armatosura, në Zall Herr. Sa i përket pasurisë, ndër vite, duket sikur formularët ia ka plotësuar dikush tjetër dhe jo vetë prokurori Petrit Bicaj. Vlera e disa patundshmërivë ka ndryshuar nga një vit në tjetër, edhe kredinë pasi e deklaron të mbyllur, një vit më pas deklaron se ka edhe më shumë se gjysmën e vlerës të papaguar. Shifrat janë kontradiktore.

Të ardhuat prokurori i Tiranës ka nga paga e tij dhe bashkëshortes si dhe nga një shtëpi të dhënë me qira në Tiranë, prej së cilës ka përfituar mijëra euro dhe mijëra dollarë.

Në vitin 2003 ai deklaron një banesë njëkatëshe me papafingo, 200 m2 me vlerë 3.5 milion lekë, ndërsa në vitin 2004 të njëjtën e deklaron me vlerë 4.5 milion lekë.

Në vitin 2005 të njëjtën pronë e ka shitur për 10 000 000 lekë. Në të njëjtin vit, ka blerë një apartament 50 000 euro si dhe deklaron miliona kesh, të cilat thotë se e dispononte edhe në vitin 2004, por që si kishte deklaruar
Gjendje kesh në 2005, janë 6 200 000 lekë dhe 4 100 000 lekë, pa llogaritur 12 000 euro dhe 400 (nuk e përcakton monedhën), që ishin kesh në vitin 2004.

Po në 2005 ai shpenzon për shkollimin e djalit, 8 000 paund dhe 1 500 000 lekë, ndërkohë q ëkishte edhe një kredi 60 000 dollarë.
Në vitin 2014 ai e ka shtuar pasurinë më një apartament, 114 46 m2 dhe garazh 18.20 m2 me vlerë, 79 800 euro. Në të njëjtin vit deklaron dhe një borxh 40 000 dollarë, me të cilat ai thotë se ka shlyer pjesë e kredisë së mbetur prej 60 000 dollarë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e prokurorit Petrit Bica, sipa stë dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2003

Banesë njëkatëshe me papafingo, 200 m2 me vlerë 3.5 milion lekë.
Ap 2+1, 147 m2 me vlerë 3.9 milion lekë. Autoveturë B.M.V.

Depozitë bankare 200 dollarë. Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 900 000 lekë. Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 0,2 milion lekë. Detyrime, 571, nuk kuptohet pjesa tjetër e numrave.

Viti 2004
Banesë njëkatëshe me papafingo, me vlerë 4.5 milion lekë.
Ap 3+1, 147 m2 me vlerë 3.9 milion lekë.
Autoveturë B.M.V. me vlerë 150 000 lekë.
Kredi bankare 60 000 dollarë kredi për 15 vjet. Pa shlyer 44 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 006 880 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 300 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 13 200 dollarë.

Viti 2005
Shitur banesa njëkatëshe me papafingo, 10 000 000 lekë.
Shitur makina BMV, 300 000 lekë.
Blerë ap, 50 000 euro.
Gjendje kesh në 2005, 6 200 000 lekë dhe 4 100 000 lekë, pa llogaritur 12 000 euro dhe 400 (nuk e përcakton monedhën), që ishin cash në vitin 2004.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 006 880 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 300 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 12 000 euro.
Kredi bankare 60 000 dollarë kredi për 15 vjet. Pa shlyer 36 620 dollarë.
Detyrim financiar për shkollimin e djalit, 8 000 paund dhe 1 500 000 lekë.

Viti 2006
Gjendje kesh 10 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 006 880 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 300 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 12 000 euro.
Kredi bankare 60 000 dollarë kredi për 15 vjet. Pa shlyer 29 140 dollarë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 006 880 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 396 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 12 000 euro.
Kredi bankare 60 000 dollarë kredi për 15 vjet. Vijon.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 291 849 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 520 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 12 000 euro.
Kredi bankare 60 000 dollarë kredi për 15 vjet. Vijon.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 375 512 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 520 000 lekë.
Shlyer kredia bankare 60 000 dollarë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 327 390 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 560 000 lekë.
Kredi bankare 60 000 dollarë për blerje ap. Pa shlyer 37 500 dollarë.

Viti 2011
Ka bërë shkëmbim pasurie por nuk specifikon asgjë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 200 297 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 560 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 8 100 euro.
Borxh 40 000 dollarë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 188 979 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 610 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 10 800 euro
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë Rajonale të Mjedisit, Tiranë, 405 000 lekë.
Borxh 40 000 dollarë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 108 392 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 613 476 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 10 800 euro
Të ardhura të djalit nga paga, si jurist në Ministrinë e Mjedisit, 670 000 lekë.
Borxh 40 000 dollarë.

Viti 2014
Ap 114 46 m2 dhe garazh 18.20 m2 me vlerë, 79 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 344 273 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 613 476 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 5 600 euro
Të ardhura të djalit nga paga, si jurist në Ministrinë e Mjedisit, 674 388 lekë.
Borxh 40 000 dollarë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 344 580 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 608 993 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 8 400 euro.
Borxh 40 000 dollarë.

Viti 2016
Pakësuar gjendja kesh 1 500 000 lekë.
Shtuar kursimet 200 000 lekë.
Shtesë në valutë 2 000 euro.
Gjendje në llogarinë e pagës të subjektit deklarues, 6.14 lekë.
Gjendja në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 60 200 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 367 217 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 612 743 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 8 400 euro.
Borxh 40 000 dollarë. Pa shlyer, 15 000 dollarë.
Të ardhura të djalit si përgjegjës sektori në Ministrinë e Mjedisit, 774 840 lekë.

Viti 2017
Shtesë në gjendjen kesh 500 000 lekë.
Shtesë në llogarinë e pagës të subjektit deklarues, 8,45 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes, 60 191 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 477 717 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 642 208 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 8 400 euro.
Borxh 40 000 dollarë. Pa shlyer, 3 000 dollarë.
Shtesë kesh në llogarinë e djalit, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit si përgjegjës sektori në Ministrinë e Mjedisit, 367 915 lekë dhe 266 000 lekë.
Të ardhura të djalit si përgjegjës i sektorit juridik, në Ministrinë e Mjedisit, 528 775 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si pedagog në një kolegj privat, 30 000 lekë.
Djali ka një kredi por nuk e thotë shifrën që ka marrë.

Viti 2018
Shtesë në gjendjen kesh 8 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, në Tiranë, 1 508 901 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, si mësuese, 654 337 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e ap, 8 400 euro.
Shlyer, borxhi 40 000 dollarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga