LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama flet për raportin me Fatos Nanon/ Zyra e kryeministrit ka shumë vetmi, ai ma di presionin

24 Dhjetor 2020, 20:38, Politikë CNA
Rama flet për raportin me Fatos Nanon/ Zyra e kryeministrit ka shumë

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për raportet e tij me ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Rama tha se me Nanon ka një raport të bukur, pasi theksoi se ai e di presionin që mbart zyra e Kryeministrit, ndonëse zbuloi se komunikimet e tyre nuk janë shumë të shpeshta.

Ai deklaroi ish-kryetari i PS-së e di presionin që ka mbi krye dhe vetminë që i jep zyra e kryeministrit.

?Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera -herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit  është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç?është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi.

Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur?, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga