Connect with Us

Presidenti Trump fal ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt, Paul Manafort dhe Roger Stone

Bota

Presidenti Trump fal ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt, Paul Manafort dhe Roger Stone

Publikuar

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump fali të mërkurën ish-kryetarin e fushatës së tij presidenciale Paul Manafort, bashkëpunëtorin e tij të besuar Roger Stone dhe Charles Kushner, babain e dhëndrit të tij, Jared, biznesmen pasurish të patundshme.

Zoti Manafort ishte përballur me akuza në kuadrin e hetimit të prokurorit të posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Zoti Trump më parë kishte zbutur dënimin penal për zotin Stone, i cili u dënua se kishte gënjyer nën betim para ligjvënësve.

Ishte vala e dytë e faljeve që Presidenti Trump ka bërë këto dy ditë dhe u bënë të ditura sapo zotiTrump arriti në Palm Beach të Floridës, për sezonin e festave.

Gjithsej ai bëri të mërkurën 26 falje presidenciale dhe zbuti një pjesë ose anuloi pjesën e mbetur të dënimeve për tre persona të tjerë.

Me faljen presidenciale, operativi republikan Manafort iu shmang një pjese të mirë të burgimit të tij prej 7 vjet e gjysëm.

70 vjeçari Manafort, ishte ndër të parët në rrethin e ngushtë të zotit Trump që u përball me akuza e ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller si pjesë e hetimit të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

LEXO EDHE:  "Impeachment" tjetër kundër Trumpit?

Zoti Stone u dënua në nëntor 2019 nga një juri në Uashington se kishte gënjyer nën betim para ligjvënësve në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump e ndryshoi dënimin e tij në korrik, një ditë para se zoti Stone të fillonte të vuante një denim prej tre vjet e katër muajsh burg.

Kushner, babai i dhëndrit të Presidentit Trump Jared Kushner, u dënua me dy vjet burg pasi u deklarua fajtor në 2004 me 18 akuza për evazion fiskal, ndërhyrje tek dëshmitarët dhe dhurime të paligjshme fushate.

Personi që ndoqi penalisht Charles Kushnerin ishte Chris Christie (ish-prokuror në atë kohë), ish-guvernator i Nju Xhërsit. i cili ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i zotit Trump.

Zoti Christie u citua nga CNN të thoshte se çështja e Charles Kushnerit ishte “një nga krimet më të neveritshme” që ai kishte ndjekur penalisht./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Blinken: SHBA nuk do të përdorë ushtrinë për të përkrahur demokracinë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk do të përdorë ushtrinë për të përkrahur demokracinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se administrata Biden do të nxisë demokracinë jashtë vendit, por jo përmes ndërhyrjeve të kushtueshme ushtarake, të cilat ai tha se kanë dështuar në të kaluarën. Zoti Blinken i bëri komentet të mërkurën, në një fjalim ku parashtroi objektivat e politikës së jashtme të Presidentit Joe Biden.

Ndërkohë që ushtria amerikane kryen operacione në Irak prej 30 vjetësh dhe në Afganistan prej 20 vjetësh, kritikët e ndërhyrjeve ushtarake kanë bërë prej kohësh thirrje që Shtetet e Bashkuara t’i kthejnë trupat në atdhe dhe të heqin dorë nga përpjekjet për “ndryshime regjimesh” në të ardhmen.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se administrata Biden do të ndjekë rrugën për nxitjen e demokracisë jashtë vendit me anë të shembullit, jo të forcës.

Ne do të stimulojmë sjelljen demokratike, por nuk do ta nxisim demokracinë përmes ndërhyrjeve të kushtueshme ushtarake ose duke u përpjekur të përmbysim regjime autoritare me forcë. Ne i kemi provuar këto taktika në të kaluarën. Sado me qëllim të mirë, ato nuk kanë funksionuar“, tha Sekretari i Shtetit.

Zoti Blinken tha se ndërhyrjet ushtarake i kanë dhënë një emër të keq nxitjes së demokracisë dhe kanë humbur besimin e popullit amerikan. Ai premtoi se administrata e re do t’i bëjë gjërat ndryshe, duke përfshirë punën për riparimin e demokracisë në vend, si një domosdoshmëri e politikës së jashtme.

LEXO EDHE:  Hetoi vrasjen e kryetares së PS/ Prokurorja me 4 apartamente, futet në rrethin e Vettingut

LEXO EDHE:  "Impeachment" tjetër kundër Trumpit?

Sekretari i Shtetit tha se Kina është kërcënimi më i madh, sepse është i vetmi vend që ka fuqinë për të sfiduar dhe destabilizuar sistemin e hapur ndërkombëtar. Ai tha se Uashingtoni duhet ta angazhojë Pekinin nga pozitat e fuqisë.

Kjo kërkon të punosh me aleatët dhe partnerët, duke mos i denigruar ata, sepse pesha jonë e përbashkët ia bën shumë më të vështirë Kinës që të mos e përfillë atë. Kjo kërkon angazhim në diplomaci dhe në organizata ndërkombëtare, sepse atje ku ne jemi tërhequr, Kina ka depërtuar,” tha ai.

Zoti Blinken pranoi se ai dhe shumë anëtarë të administratës së re, përfshirë zotin Biden, kanë shërbyer nën Presidentin Barak Obama, por hodhi poshtë çdo ide se ekipi aktual është një rikrijim i administratës Obama. Ai tha se koha është e ndryshme dhe Presidenti Biden do ta shohë botën me një sy të ri./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Raporti: Ftohen qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës

Publikuar

-

Nga

Raporti: Ftohen qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës

Qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës janë acaruar ndjeshëm tre vitet e fundit, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Sipas raportit të Qendrës Studimore Pew, 70% e të anketuarve thanë se Uashingtoni duhet të përballet me Pekinin lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut, edhe nëse kjo dëmton lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Rreth 9 në çdo 10 të anketuar, në një sondazh me më shumë se 2,500 amerikanë të kryer në shkurt, thanë se ata e shohin Kinën, ekonominë e dytë më të madhe të botës, më shumë si konkurrente ose armike sesa si partnere.

“Në marrëdhëniet dypalëshe me Kinën, amerikanët duan më shumë përqendrim tek të drejtat e njeriut, madje edhe në kurriz të lidhjeve ekonomike,” thuhet në raport.

Administrata e Presidentit Joe Biden, e cila mori detyrën në janar, e ka veçuar Kinën si “sprovën më të madhe gjeopolitike” të këtij shekulli dhe e ka mbështetur besimin e administratës së mëparshme Trump se Pekini ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve pakicë.

Ajo ka kritikuar gjithashtu goditjen e Kinës ndaj lëvizjes së demokracisë në Hong Kong dhe ka sinjalizuar se do ta vazhdojë presionin e administratës së mëparshme ndaj Pekinit, megjithëse në koordinim me aleatët.

Nga sondazhi i Qendrës Pew del se një shumicë e vogël e amerikanëve, 53%, kanë besim se Presidenti Biden do të ndjekë një politikë të efektshme ndaj Kinës. Por kjo shifër ishte më e ulët sesa ajo për çështje të tjera globale, të tilla si terrorizmi, ndryshimi i klimës, përdorimi i forcës ushtarake dhe administrimi i tregtisë.

LEXO EDHE:  Thirrja e Trump nga Forumi i Davosit/ “Çlironi qytetarët nga burokracia shtypëse!”

LEXO EDHE:  Thirrja e Trump nga Forumi i Davosit/ "Çlironi qytetarët nga burokracia shtypëse!"

Në përgjithësi, pikëpamjet negative në Shtetet e Bashkuara ndaj Kinës janë rritur ndjeshëm që nga viti 2018. Në këtë aspekt, 67% e të anketuarve kanë pikëpamje “shumë të ftohta” ose “të ftohta” ndaj Kinës krahasuar me 46% tre vjet më parë. Vetëm 11% e amerikanëve të anketuar kishin ndjenja të ngrohta ndaj Kinës.

Perceptimet se sulmet kibernetike të sponsorizuara nga Kina dhe gjendja e të drejtave të njeriut janë probleme “shumë serioze” janë rritur 7% që nga viti 2020, duke arritur përkatësisht në 65% dhe 50%, thuhet në raport.

Një shumicë amerikanësh gjithashtu i shohin si probleme shumë serioze humbjet e vendeve të punës në SHBA për shkak të Kinës si dhe rritjen e fuqisë ushtarake të Pekinit. Në këto dy aspekte, rritja ka qenë 6% që nga viti i kaluar, duke arritur përkatësisht nivelet 53% dhe 52%.

Lidhjet SHBA-Kinë ranë në pikën më të ulët prej disa dekadash gjatë vitit të fundit të ish-Presidentit Donald Trump në detyrë, kur Uashingtoni vuri në shënjestër Pekinin për çështje të tilla si tregtia, shpërthimi i koronavirusit, spiunazhi, të drejtat e njeriut dhe pretendimet territoriale kineze në Detin strategjik të Kinës Jugore.

Republikanët dhe demokratët në Kongresin amerikan kanë gjetur kauzë të përbashkët në përballjen me Pekinin. Ligjvënësit kanë propozuar një seri projektligjesh që lidhen me Kinën./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania rekomandon vetëm një dozë të AstraZenecas për të shëruarit nga COVID-19

Publikuar

-

Nga

Gjermania rekomandon vetëm një dozë të AstraZenecas për të shëruarit nga COVID-19

Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.

Ky vendim pritet që mundësojë që më shumë njerëz të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa shtetet po përballen me mungesë të dozave të vaksinave.

Një dozë e AstraZenecas duhet t’i administrohet një pacienti që është diagnostikuar me COVID-19 gjashtë muaj më parë, tha Komisioni i përhershëm i vaksinave, përmes një deklarate për media.

Gjermania është përballur me një refuzim të qytetarëve për të marrë vaksinën e AstraZenecas, pasi gjatë studimeve klinike për këtë vaksinë, nuk kanë qenë të përfshirë personat mbi 65 vjeç.

Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas

Kjo ka bërë që disa udhëheqës të landeve gjermane të bëjnë thirrje që vaksina e AstraZenecas t’u jepet të rinjve.

LEXO EDHE:  Trump nuk ndalet/ Kufiri me Meksikën do të mbyllet përgjithmonë

LEXO EDHE:  Kim Kardashian bind Donald Trump/ Presidenti liron 63-vjeçaren e dënuar me burgim të përjetshëm

Sipas të dhënave preliminare, Vaksina AstraZenecas është 63.9 për qind efikase kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, Gjermania ka regjistruar mbi 2.4 milionë raste me këtë sëmundje, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins./rel

LEXO TE PLOTE