LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Meta thërret për betim anëtarin e emëruar, Përparim Kalo

24 Dhjetor 2020, 09:05, Politikë CNA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Meta thërret për betim

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në datë 23.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur të përzgjedhë dhe ka emëruar zotin Përparim Kalo gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.

Presidenti Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, ka vendosur që:

– Zoti Përparim Kalo, anëtar i emëruar i Gjykatës Kushtetuese, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditë e enjte në datë 24.12.2020, ora 10:30.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

Lajmet e fundit nga