LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krishtlindje 2020/ Mesazhi i Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij imzot Joanit!

24 Dhjetor 2020, 16:00, Sociale CNA
Krishtlindje 2020/ Mesazhi i Mitropolitit të Korçës,

Krishtlindja mbetet gjithmonë një thirrje e fortë për të kujtuar se çfarë ka bërë Perëndia për ne. Shkrimi i Shenjtë na mëson se, kur Perëndia krijoi njeriun, Ai e nderoi shumë atë,sepse e bërisipas ikonës së Tij (Zan.1:26), duke e bërë kështu një qenie me fytyrë hyjnore. Në Krishtlindje ne kujtojmë gjithmonë me falenderim se, Perëndia, për ne dhe për shpëtimin tonë, mori natyrën njerëzore për t?i dhënë shkëlqimin ikonës, e cila ishte errësuar nga largimi i njeriut nga Perëndia, duke i mundësuar përsëri atij kungimin me Perëndinë dhe duke e drejtuar atë drejt një jetë më të lartë dhe më hyjnore.

Me lindjen e Zotit një dritë lindi në një botë që kishte marrë rrugën e shkatërrimit dhepopulli që dergjej në errësirë pa një dritë të madhe. (Math.4: 16). Ylli që ndriçoi rrugën e magëve, në vigjiljen e lindjes së Shpëtimtarit, ndriçon akoma, si një rreze e përjetshme drite, në të gjithë ata që kanë Zotin në zemrat e tyre.Unë kam ardhur dritë në botë – thotë Zoti – që të mos mbetet në errësirë kushdo që të më besojë (Jn.12:46). Cilido që hap një dritare, sado të vogël, në shpirtin e tij,për të të lejuar tëhyjë drita jetëdhënëse e Krishtit, errësira do të largohet prej tij.

Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!

Mitropoliti i Korçës,

+ Joani

Lajmet e fundit nga