LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi po vazhdon të përhapet/ Varianti i ri zbulohet edhe në Izrael e Irlandën e Veriut

24 Dhjetor 2020, 12:06, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi po vazhdon të përhapet/ Varianti i ri zbulohet edhe

Zyrtarët e Izraelit dhe Irlandës së Veriut kanë bërë të ditur se në vendet e tyre janë zbuluar katër raste me variantin e ri të coronavirusit, që për herë të parë është shfaqur në Britaninë e Madhe.

Ministria izraelite e Shëndetësisë, ka theksuar se nga të katërtit, tre pacientë së fundmi kishin udhëtuar në Britani të Madhe, e prejardhja e të katërtit ende nuk është konfirmuar.

?Në dy ditët e fundit kemi bërë përpjekje për të kontrolluar nëse mutacioni nga Britania e Madhe është ?infiltruar? në Izrael. Deri para disa minutave kemi qenë optimistë, kurse tani ky disponim ka rënë për shkak të informacioneve që na kanë ardhur nga laboratorët tonë?, ka shtuar ministrja e Shëndetësisë, Juli Edelstein.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahyu, ka thënë se zbulimi i rasteve të reja vetëm sa ka konfirmuar vendimin e organeve kompetente që trafiku ajror me Britaninë e Madhe të ndalet përkohësisht. Edhe Irlanda e Veriut ka konfirmuar sot se ka rezultuar pozitiv një person në variantin e ri të coronavirusit, që është regjistruar për herë të parë në Britaninë e Madhe./CNA.al

Lajmet e fundit nga