LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti i Bashës padit Bujar Nishanin për shpifje

24 Dhjetor 2020, 17:46, Politikë CNA
Ish-deputeti i Bashës padit Bujar Nishanin për shpifje

Ish deputeti i Partisë Demokratike të qarkut të Shkodrës, Romeo Gurakuqi ka paditur për shpifje ish Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Teksa ka publikuar dhe padinë, Gurakuqi shkruan në rrjetet sociale: ?Kërkesa e depozituar në seksionin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë?.

Nishani e akuzoi këtë të fundit se ka qenë  bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Por sipas Gurakuqit nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Nishanit, ndërsa shprehet se është kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017.

Konkretisht Nishani shkruante se: ?Si një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të ?SATELITIT? prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të ?VIGJILENTIT?, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami?.

Lajmet e fundit nga