Showbizz
Foto-Festivali i RTSH-së/ Këngëtarët guxojnë me veshjet, plas debati në rrjet

Mbrëmjen e djeshme u mbyll nata e tretë e Festivalit të Këngës së Fundvitit, ku fituese u shpall edhe këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Në mesin e finalistëve ishte edhe këngëtarja Xhesika Polo, e cila në një prej netëve që këndoi në skenë duket se kishte zgjedhur një veshje e cila ka ngjallur shumë reagime në rrjet. Fotot janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku artistja kritikohet për veshjen e saj, që të shtyn të imagjinosh se ajo nuk ka veshur asgjë poshte fustanit të tejdukshëm.
Gjithashtu veshja e një tjetër këngëtari u bë virale dhe ngjalli debate dhe reagime të forta. Këngëtari Durim Morina i njohur me emrin artistik ‘Mirudi’ i cili u shfaq i veshur me një fustan të bardhë tha se mori kërcënime për shkak të zgjedhjes që kishte bërë, që sipas tij kërkonte të sillte një mbështetje dhe përkrahje ndaj komunitetit LGBT në vendin tonë.
Sipas Muridit, pas performancës së tij në skenë ai ka marrë shumë kërcënime, madje disa prej tyre edhe me vdekje./CNA.al