LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fluks emigrantësh për festat e fundvitit/ Ja sa shtetas kanë hyrë nga Greqia dhe Italia

24 Dhjetor 2020, 10:45, Aktualitet CNA
Fluks emigrantësh për festat e fundvitit/ Ja sa shtetas kanë

Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të shtuar të emigrantëve në Pikat e Kalimeve Kufitare që kthehen në Shqipëri nga shtetet fqinje.

Festat e fundvitit por edhe masat shtrënguese të Greqisë dhe Italisë kryesisht përgjatë ditëve të fundit të vitit dhe fillimvitit 2021, kanë bërë që shumë shqiptarë që jetojnë në këto shtete të nxitojnë për të ardhur në Shqipëri.

Ditën e sotme në Kapshticë, kanë hyrë në territorin shqiptar 930 persona dhe 288 automjete

Në Pikat Kufitare të Gjirokastrës kanë kaluar 2 015 shtetas. 1 504 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 511 kanë dalë

Nga Porti i Vlorës kanë mbërritur nga Italia 120 pasagjerë, ndërsa nga ai i Durrësit 1 501 pasagjerë.

Italia në karantinë gjatë festave

Qeveria italiane urdhëroi futjen e vendit në një karantinë të pjesshme kombëtare nga 24 dhjetori deri ne 6 janar.

Shkak u bë rritja e numrit të vdekjeve, por edhe infektimeve, por sipas kryeministrit Guiseppe Konte lëvizjet për festat e fundvitit mund të ndihmonin në përhapjen e virusit.

Dekreti i ri vendos kufizime të rrepta në lëvizjet gjatë festave dhe fundjavave.

Vizitat te miqtë do të lejohen në ditë të caktuara, por jo më shumë se 2 persona.

Nuk do të lejohen dreka Krishtlindjesh në restorante, por do të jetë i hapur shërbimi katering.

Dekreti lejon daljet nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe gjëra të domosdoshme si blerja e ushqimeve ose shkuarja në farmaci.

Në 4 ditë jave dyqanet e tjera do të jenë të hapura për biznes deri në orën 21:00 ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit./CNA.al

Lajmet e fundit nga