Connect with Us

Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

Politikë

Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

Publikuar

-

Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

Procesi i “imunitetit të tufës” kundër koronavirusit të ri mund të kërkojë q nivelet e vaksinimit të afrohen deri në 90%, tha Dr. Anthony Fauci, eksperti më i shquar i sëmundjeve infektive amerikane, në një intervistë të botuar të enjten.

Imuniteti i tufës është një term që përdoret kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi.

Më shumë se 1 milion amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA, ose vetëm rreth 0.3% të popullsisë.

Fauci, i cili po këshillon për pandeminë presidentin aktual, Donald Trump dhe presidentin e zgjedhur, Joe Biden, pranoi se ai kishte ndryshuar pritshmëritë e tij, pasi më herët këtë vit kishte thënë se vetëm 60% në 70% do të duhej të vaksinohej për të arritur imunitetin e tufës.

LEXO EDHE:  Java e dytë e vaksinimit nis me mjekët dhe infermierët e pavionit të Pediatrisë

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 deri në 90 për qind. Por, unë nuk do të them 90 për qind”, ka thënë Fauci.

Komentet e tij erdhën ndërsa SHBA-ja raportoi më shumë se 3.000 vdekje për të dytën ditë radhazi të mërkurën. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e së mërkurës, sipas të dhënave të Reuters./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kuvendi do të mblidhet”/ Kulluri i tregon kufijtë Bashës: Berisha e ka fituar betejën e numrave

Publikuar

-

Nga

“Opozita “7x7=42” hesht!”/ Kulluri vë përballë fakteve Veliajn për rritjen e taksave

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, në një dalje televizive ka folur për përplasjet Basha-Berisha.

Ai tha se nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD, duke parë mbështetjen.



“Pas përplasjes Basha-Berisha qëndron pyetja se ka qëndron mbështetja. Dhe mbështetja është qartë nga firmosja për kuvendin dhe pjesëmarrja në takime, tregon se kemi një shumicë dërrmuese të delegatëve.

Nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD. Basha për mbështetjen e tij jep deklarata klinike. Nuk dua të flas për personalitetin e njeriu që ka humbur 4 palë zgjedhje në vend. Ai duhej larguar qysh në vitin 2017. Kuvendi do të mblidhet dhe kjo ka marrë fund.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE