LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar Nishani “zë ngushtë” ish-deputetin e Bashës/ Pyetja që nuk i përgjigjet dot Romeo Gurakuqi

24 Dhjetor 2020, 08:35, Politikë CNA

Romeo Gurakuqi, një nga ish-deputetët e Lulzim Bashës dhe kandidatët e 2017-ës, ka bërë një reagim dy ditë më parë ku ka sulmuar ashpër Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë në PD dhe ish-presidentin Bujar Nishani, ndërkohë që dje në Shkodër u prezantua Helidon Bushati si drejtues i ri politik i PD i këtij qarku, çka do të thotë se Romeo Gurakuqi ishte larguar dhe ky e ndjente që nuk do të ishte më kandidat.

Në vitin 2017 Romeo Gurakuqi u shpall si një kandidaturë shpresëdhënëse dhe fituese, megjithëse ishte një dështak dhe në Shkodër mori rezultatin më të dobët në të gjithë historinë e PD-së në këto 30 vjet, ai ka reaguar me akuza dhe sulme.

Por sot i është përgjigjur ish-presidenti Bujar Nishani me një gjuhë shumë të ashpër dhe të fortë, derisa e ka quajtur edhe llaxore.

Nga ana tjetër, presidenti i drejtohet me një frazë: ?Si një ish Ministër i Brendshëm, do t?i sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të ?SATELITIT? prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të ?VIGJILENTIT?, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami. Jam i bindur se pas kësaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz?.

Nishani ngre dyshime të forta ndaj Gurakuqit, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur ish-presidentit dhe ka nxjerrë një dokument për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij, se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, sipas Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit të Shtetit

Por në fakt, ka një detaj shumë të rëndësishëm, ish-presidenti Bujar Nishani nuk i thotë se ke qenë pjesë e strukturave të sigurimit dhe autoriteteve bashkëpunëtore të sigurimit, por i thotë si ish-ministër i Brendshëm të flasë për dy dosjet.

Pra, i tregon dy dosje, duke shmangur autoritetin për të cilin Romeo Gurakuqi ka nxjerrë një dokument dhe që justifikohet se është verifikuar i pastër.

Nga ana tjetër, është për t?u theksuar fakti, se ish-presidenti tregon se Romeo Gurakuqi i dërgonte mesazhe për t?i thënë se si duhej të sulmonte Sali Berishën, në kohën kur do të kandidohej nga Lulzim Basha në 2017-ën.

Kush e ka përdorur Romeo Gurakuqin për të sulmuar Sali Berishën?

Kjo i përket një tjetër analize, por sot të qëndrojmë të faktet, tek akuzat  e hedhura nga Romeo Gurakuqi, përgjigja e Nishanit me fakte dhe pikëpyetjet e mëdha që lindin pas detajeve ku duket qartazi se ish-presidenti Nishani e ka drejtuar guishtin te romeo Furakuqi, jo për ato që ai përgjigjet, por për diçka tjetër./ CNA.al

Nishani akuza deputetit të Bashës/ Llaxore korridoresh!

Akuzat e Romeo Gurakuqit që sollën reagimin e Bujar Nishanit

Gurakuqi i përgjigjet Nishanit/ Do e padis në gjykatë

Lajmet e fundit nga