LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Betimi i anëtarit të 6-të të Kushtetueses/ Soreca: Arritje për qytetarët dhe reformën në drejtësi

24 Dhjetor 2020, 12:49, Politikë CNA
Betimi i anëtarit të 6-të të Kushtetueses/ Soreca: Arritje

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo.

Ai thotë se me bërjen funksionale të gjykatës është një arritje për qytetarët dhe reformën në drejtësi.

?Sot Z. Përparim Kalo u betua përpara Presidentit Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi gjykata tani është plotësisht funksionale. Një arritje e konsiderueshme për qytetarët e Shqipërisë dhe reformën në drejtësi?, shkruan ambasadori i BE në Tiranë në Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga