LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

WOW-Zbulohet arsyeja e udhëtimit të Can Yaman në Itali

23 Dhjetor 2020, 12:24, Lifestyle CNA
WOW-Zbulohet arsyeja e udhëtimit të Can Yaman në Itali

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman ka udhëtuar drejt Italisë ku pritet të nisë një projekt të ri.

Së fundmi është mësuar se Lux Vide, shtëpia historike e prodhimit të filmave në Itali, do të nisë xhirimet për një version të ri të ?Sandokan?. Dhe ky rol i është besuar aktorit me origjinë shqiptare.

Miniseriali historik, ?Sandokan?, është transmetuar për herë të parë në vitin 1976 dhe theu rekorde audience asokohe me mbi 27 milionë shikime. Përveç Can Yaman në film do të luajë edhe Luca Argentero, i cili do të ketë rolin e krahut të djathtë të Sandokan-it, i njohur si Yanez. Ndërkohë zonjusha Marianna, nuk është zgjedhur ende.

?Është një projekt i ri, ende në zhvillim e sipër. Është një foshnje (projekti) ende i porsalindur. Jam krenar që marr pjesë në një projekt ndërkombëtar si ky?, është shprehur Can Yaman në lidhje me këtë projekt të ri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga