LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shisnin bomba me telekomandë/ Arrestohet i riu në Durrës

23 Dhjetor 2020, 13:37, Kronika CNA
Shisnin bomba me telekomandë/ Arrestohet i riu në Durrës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Telekomanda”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

V. N., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t?i shiste me çmimin 2000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Lajmet e fundit nga