Connect with Us

SHBA/ Zyrtarët e shëndetësisë vaksinohen në publik

Bota

SHBA/ Zyrtarët e shëndetësisë vaksinohen në publik

Publikuar

-

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauci, mori të martën dozën e parë të vaksinës që lufton COVID-19, së bashku me drejtues të tjerë të qeverisë federale për çështje të shëndetit. Ai mori vaksinën e prodhuar bashkërisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit NIH dhe kompania farmaceutike Moderna, e cila u miratua për përdorim emergjent javën e kaluar.

Zoti Fauci u tha gazetarëve se kjo që po ndodhte aktualisht “është kulmimi i viteve të tëra kërkimore që kanë çuar”, siç tha ai “në një zhvillim që ka qenë me të vërtetë i pashembullt”.

Vaksinimet publike janë pjesë e një përpjekje të gjerë të qeverisë për të forcuar besimin tek siguria e dy vaksinave kundër COVID-19-s të cilat kanë marrë kohët e fundit autorizimin për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Krahas zotit Fauci u vaksinua edhe drejtori i NIH, doktor Francis Collins dhe sekretari i Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore Alex Azar.

Të dy vaksinat janë tejet efektive dhe janë prodhuar në më pak se një vit nga shfaqja e koronavirusit, çka shihet si një fitore e shkencës, mbështetur në vite hulumtimesh të financuara nga NIH-ja.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e nxjerrjes së një urdhri që do të lejonte hyrjen në SHBA vetëm të atyre udhëtarëve që vijnë nga Britania të cilët janë testuar negativisht për COVID-19-n brenda 48 apo 72 orëve të fundit.

Sipas shtypit amerikan mbi këtë çështje është diskutuar të hënën gjatë mbledhjes së grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin.

Ky zhvillim vjen ndërsa më shumë se 40 vende kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë si përgjigje ndaj një rritje dramatike të numrit të infeksioneve për shkak të një varianti të ri të COVID-19-s që është përhapur gjerësisht në pjesën jugore të Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO EDHE:  Rritet bilanci i viktimave në Shqipëri/ Ndërron jetë një tjetër person nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kufizuar fluturimet me Britaninë. Por Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi se u ka kërkuar linjave ajrore që vijnë në këtë shtet nga Britania, t’u kërkojnë pasagjerëve të bëjnë testin për COVID-19 përpara udhëtimit. Tre linja ajrore, Virgin Atlantic, British Airways dhe Delta Airlines, kanë rënë dakord me kërkesën e zotit Cuomo.

Në pjesën perëndimore të SHBA-së, Guvernatori i shtetit të Uashingtonit, Jay Inslee, ka urdhëruar futjen në karantinë për 14 ditë të të gjithë atyre që vijnë në këtë shtet nga Britania dhe Afrika e Jugut, ku gjithashtu është identifikuar një mutacion i ngjashëm i COVID-19-s.

Të hënën kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Doktor Anthony Fauci, tha se ekzistojnë mundësitë që varianti i ri COVID-19-s është përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i kompanisë farmaceutike me bazë në Gjermani BioNTech, Ugur Sahin, tha se vaksina e prodhuar në bashkëpunim me kompaninë amerikane Pfizer ka “shumë të ngjarë” të jetë efektive ndaj llojit të ri të COVID-19-s. Por ai u tha gazetarëve në Berlin se nëse do të ishte e nevojshme, vaksina mund të modifikohej e shpërndahej brenda gjashtë javësh. Ndërkaq të hënën Bashkimi Evropian dha autorizimin për përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech-ut brenda vendeve të bllokut. Vaksinimet fillojnë më 27 dhjetor.

Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha se agjencia do të thërrasë një takim të vendeve anëtarë për të diskutuar rreth strategjive për t’u përballur me variantin e ri COVID-19-s, por pa dhënë detaje se kur. OBSH-ja ka ngritur shqetësimin rreth variantit të ri të COVID-19-s, por duke shtuar se nuk ka prova se ai është më vdekjeprurës se çdo lloj ekzistues i koronavirusit dhe se mutacione të tilla janë pjesë normale e evolucionit të një pandemie./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Rritje e numrit të infektimeve/ Shtabi i krizës në Gjermani do të mblidhet këtë javë

Publikuar

-

Nga

Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri shqetësues të Afrikës së Jugut Omikron, në Gjermani po përvijohen masa të tjera për të kufizuar pandeminë.

Kështu, njësia e krizës Corona e planifikuar nga koalicioni i ardhshëm qeveritar do të fillojë punën e saj në zyrën kancelarore në ditët në vijim. Sipas kreut të FDP Christian Lindner, ky organ i përhershëm midis federatws dhe landeve federale duhet të fillojë këtë javë.

Kryetarja e SPD, Saskia Esken e konfirmoi këtë: shtabi i krizave do të nisë punën “në fillim të kësaj jave”, tha Esken për radio publike bavareze BR. Ajo ishte optimiste se edhe liberalët e FDP-së do të mbështesnin masa më të ashpra për koronan. “Jemi plotësisht dakord që tani duhet bërë gjithçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve por edhe të punonjësve në pavionet e terapisë intensive”, tha ajo.

“Qytetet duhet të jenë pjesë e tryezës”

Në krye të shtabit të krizës do të jetë një gjeneral, tha Linder mbrëmë në programin “Anne Will” në kanalin ARD. Sipas një raporti të “Süddeutsche Zeitung”, gjeneralmajori Carsten Breuer pritet të drejtojë shtabin. 56-vjeçari është komandant i Komandës së Misioneve Territoriale të Bundeswehr-it, e cila është përgjegjëse për ndërhyrjet e forcave të armatosura në territorin kombëtar.

Komandanti i Komandës së Misioneve Territoriale, Gjeneral Major Carsten Breuer. Sipas “SZ”, ai duhet të drejtojë njësinë e ardhshme të krizës

Kryetari i Shoqatës së Qyteteve Gjermane, Markus Lewe kërkoi pjesëmarrjen e komunave. “Shtabi i ri i krizës së koronas duhet të fillojë menjëherë punën dhe qytetet të jenë pjesë e diskutimeve të tryezës”, tha politikani i CDU për gazetat e grupit mediatik Funke. “Ekspertiza e qyteteve është thelbësore për këtë, sepse këtu bëhet puna dhe masat e koronës zbatohen në vend”, theksoi Lewe.

Pjesëmarrje kërkon edhe Leopoldina

Akademia e Shkencave Leopoldina gjithashtu dëshiron të përfshihet në diskutime. “Ajo që mungon është sigurisht që shkenca dhe politika të kenë një dialog të vazhdueshëm. Ato nuk komunikojnë gjithmonë me njëra-tjetrën përmes pozicioneve dhe mediave kur situata është kritike” tha zëvendëspresidenti i Leopoldinas, Robert Schlögl.



Ai tha se nevojiten takime të rregullta ndërmjet institucioneve. Në rast se nuk veprohet menjëherë, Schlögl parashikoi që vala e katërt e koronës të jetë edhe më e madhe. Më pas vala do të bjerë natyrshëm në një moment dhe më pas do të ketë një valë të pestë. Si shkencëtar i shkencave natyrore, ti mund ta parashikosh këtë me saktësi, tha Schlögl.

LEXO EDHE:  Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

LEXO EDHE:  Murrizi me Hajdarin në SHBA/ Me të bijën e Azemit për të denoncuar neodiktaturën

Fatkeqësisht, modelet që e parashikojnë këtë janë shumë të sakta. “Kur mendojmë se mund të argumentojmë kundër kësaj me opinione, natyra thjesht do të na vërtetojë se kemi gabuar, sepse proceset natyrore ndodhin ashtu siç ndodhin dhe jo siç mendojmë ne.”

Sipas Schlögl-it, federata dhe landet federale tani duhet të argumentojnë në mënyrë të njësuar dhe të veprojnë në mënyrë uniforme. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme shtabi i planifikuar në kancelarinë federale.

A do të afrohet takimi ndërmjet federatës dhe landeve?

Megjithatë, ka ende mosmarrëveshje nëse një takim federal dhe rajonal duhet të zhvillohet shpejt për shkak të situatës jashtëzakonisht të tensionuar dhe nëse mbrojtja ndaj infektimeve e ndryshuar nga koalicioni i ri qeveriar është e mjaftueshme për të thyer valën e katërt të koronas.

Përballë përkeqësimit të situatës së infektimeve në Gjermani, Ministri Federal i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, përsëriti thirrjen e tij për një takim të shpejtë të liderëve të shteteve federale dhe të landeve. Konsultimet midis qeverisë federale në detyrë dhe kryeministrave të landeve duhet të bëhen sa më parë, deklaroi Spahn në programin “Anne Will”.

Kufizimet e kontaktit duhet të vendosen menjëherë. Kështu është i domosdoshëm, një rregull 2G-Plus në hapësirat e brendshme, duke përfshirë detyrimin për të mbajtur maskë. Një konferencë e re e kryeministrave të landeve nuk është planifikuar para 9 dhjetorit.

Baerbock: “Mezi presim datën 9”.

Bashkëkryetarja e të Gjelbërve Annalena Baerbock bëri thirrje gjithashtu për veprim të shpejtë. “Mezi e presim datën 9”, tha Baerbock në emisionin “Anne Will”. Pas vendimit të nesërm të Gjykatës Kushtetuese Federale për frenën fedarale të emergjencës, është e nevojshme të bëhet një bilanc i zbatimit të masave të mundshme nga landet. Po të mos ndodhë kjo, duhet të ndërmerren veprime në nivel federal. Duhet të merren të gjitha masat për të kufizuar masivisht kontaktet në mënyrë që sistemi i kujdesit shëndetësor të mos shembet, tha Baerbock./dw

LEXO TE PLOTE

Bota

Shqetësime të reja në botë pas zbulimit të variantit Omicron

Publikuar

-

Nga

Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri Omicron të koronavirusit në gjithë botën, këshilltari i lartë për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden thotë se ai “duket” më i transmetueshëm se variantet e tjera, por ekspertët e shëndetësisë ende nuk janë të sigurt nëse shkakton infektime më të rënda.

Disa ditë pasi zyrtarët shëndetësorë të Afrikës së Jugut njoftuan për zbulimin e variantit të ri koronavirusit, të njohur tani si Omicron, po shtohen vendet që kanë identifikuar persona të infektuar me të. Në Skoci janë identifikuar gjashtë raste. Qeveria skoceze tha të hënën se nuk dihet se ku janë infektuar individët. Dy raste u zbuluan në Kanada të dielën tek dy persona që kishin udhëtuar në Nigeri. Po të dielën zyrtarët holandezë të shëndetësisë thanë se 13 nga 61 pasagjerët që mbërritën së fundmi në Holandë nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitivë për variantin e ri.

Për udhëtarët në Johanesburg, ky është një skenar i njohur.

“Pasi u bllokova për dy vjet për shkak të COVID-it dhe nuk pashë familjen time, prindërit e mi të sëmurë, m’u desh të kthehesha për t’i parë kur kufijtë u hapën dhe tani shoh se çdo gjë po përsëritet”, thotë Lizette Buys e cila shpreh zhgënjimin me kufizimet e reja.

Shumë vende kanë filluar të ndalojnë ose kufizojnë udhëtimet nga vendet e Afrikës jugore.

LEXO EDHE:  Murrizi me Hajdarin në SHBA/ Me të bijën e Azemit për të denoncuar neodiktaturën

LEXO EDHE:  Murrizi me Hajdarin në SHBA/ Me të bijën e Azemit për të denoncuar neodiktaturën



“Reagimi i disa prej vendeve në lidhje me vendosjen e ndalimeve të udhëtimit dhe masave të tjera, janë krejtësisht kundër normave dhe standardeve të udhëzuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut Dr. Joe Phaahla në një konferencë shtypi virtuale.

Dr. Phaahla i quajti kufizimet e udhëtimit “të skajshme”.

Të dielën, Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se kufizimet e udhëtimit do të shërbejnë më shumë për të fituar kohë për të vepruar sesa për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Kjo kohë duhet përdorur për të plotësuar mangësitë, duke mësuar më shumë për virusin, duke mësuar se si reagon ndaj antitrupave të krijuara nga vaksinat. Mbi të gjitha kjo kohë duhet përdorur për të përshpejtuar vaksinimin dhe dozat përforcuese. Këto do ta ndihmojnë për të rritur gatishmërinë”, tha Dr. Fauci.

Ai vlerësoi zyrtarët e Afrikës së Jugut për transparencën e tyre të shpejtë në identifikimin dhe ndarjen e informacionit për variantin Omicron. Dr. Fauci tha se është shumë herët për të folur për mbyllje të reja dhe shtoi se zyrtarët shëndetësorë të Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut do të mbanin përsëri konsultime./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje ndërkombëtare për të ndihmuar parandalimin dhe luftën ndaj pandemive të ardhshme. Thirrjet vijnë pak pas shfaqjes së variantit të ri dhe shumë shqetësues të COVID-19, Omicron.

Drejtori i përgjitshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se endeështë shumë paqartë se sa ngjitës dhe i rëndë mund të jetë infektimi me variantin e ti të koronavirusit, Omicron.

Ai i bëri këto komente në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim hartimin e një plani global të veprimit drejt parandalimit, përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive të ardhshme.

“Shfaqja e variantit Omicron nxjerr në pah rrezikshmërinë dhe pasigurinë e situatës sonë. Afrika e Jugut dhe Botsvana duhet të falënderohen për zbulimin dhe raportimin e këtij varianti, e jo të ndëshkohen. Omicron tregon se përse botës i duhet një marrëveshje e re për pandemitë. Sistemi aktual dekurajon vendet nga paralajmërimi i të tjerëve rreth kërcënimeve që në mënyrë të pashmangshme do të përhapen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

LEXO EDHE:  Kosova përpjekje për të siguruar vaksinën Anti-Covid/ Ministri i Shëndetësisë: Do jetë falas

LEXO EDHE:  Vaksinimi i detyrueshëm/ Studentët zgjedhin AstraZeneca



Ky reagim vjen pas kufizimeve të udhëtimeve ajrore me rajonin ku u identifikuan rastet me para me variantin Omicron.

Zoti Tedros tha se shkencëtarët e OBSH-së dhe të tjerët rreth botës po punojnë për të deshifruar kërcënimin që paraqet varianti i ri.

“Ende nuk e dimë se sa ngjitës është Omicroni dhe nëse infektimi me të shkakton sëmundje të rëndë ose sa e efektshme është vaksina ndaj tij”, tha zoti Tedros, ndërsa shtoi se bota duhet të jetë vigjilente ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe se Omicron na kujton se COVID-19 ende nuk është eliminuar.

Një projekt-rezolutë që pritet të miratohet nga Asambleja Botërore e Shëndetësise nuk parasheh krijimin specifik të një “traktati për pandemitë” ose një “instrumenti ligjërisht të detyrueshëm” me qëllim të forcimit të reagimit ndërkombëtar kur në botë të shpërthejë një pandemi e re./voa

LEXO TE PLOTE