LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ka mandatin e tretë në xhep?/ Meta: Të jetë për të, ka edhe të 13-in!

23 Dhjetor 2020, 22:05, Politikë CNA
Rama ka mandatin e tretë në xhep?/ Meta: Të jetë për

Presidenti Ilir Meta ka dhënë ?ilaçin e shërimit? për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, i cili kërkon mandatin e tretë ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 25 Prill.

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin ?Aktualitet? tha se ilaçi i shërimit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ku përmes votës do të mbrojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.

?Po të jetë për kryeministrin tonë, nuk ka të 3-in, por të 13-in në xhep. Besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e gjithë qytetarëve për të treguar se meritojnë të drejtat e tyre që i kanë në kushtetutë, që luftojnë për të drejtat e tyre, askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet apo të kritikojë në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin e tij, besimin e tij, ndëshkimin e tij dhe unë besoj që qytetarët e kanë kuptuar se vota është akoma më e rëndësishme. 

E kanë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, interesin e vendit, të atdheut tonë. Jam shumë optimist dhe se në vendin tonë për shumë kohë nuk bëhen zgjedhje, shqiptarët janë të paduruar për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë?, tha Meta.

Lajmet e fundit nga