Showbizz
Nuk respektoi rregullat dhe masat kundër Covid/ Çfarë po ndodh tani me Rita Orën?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë në fokus të mediave rozë, pas thyerjes së rregullave dhe masave kundër Covid.
Mediat e huaja shkruajnë se Rita është shumë e shqetësuar pasi nuk mund të kthehet në Britani për të festuar festat me familjarët e saj.
Së fundi këngëtarja ka udhëtuar drejt Bullgarisë ku është marrë me xhirimet e klipit më të ri.
Qeveria bullgare pezulloi fluturimet deri me 31 Janar pas lajmit se një variant i ri i koronavirusit ishte zbuluar në Angli. Gjithashtu u raportua se Rita u largua nga vendi pasi u përball me reagime të ashpra pas shkeljes së rregullave.
“Rita fluturoi jashtë pas incidentit të festës për të marrë pak kohë dhe për të reflektuar për gjithçka si dhe për të punuar për videon e re muzikore. Por gjërat ndryshuan shpejt dhe po përballet me faktin se mund të ngecë. Është fundi më i keq i një makthi disa muajsh”, tha burimi.
Megjithatë një burim pranë këngëtares u shpreh se Rita e kaloi pjesën më të madhe të vitit duke punuar me muzikë dhe se tashmë po shijon disa ditë pushime.
“Ajo nuk dëshiron të jetë në Londër tani dhe kështu ka rezervuar një pushim relaksues gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me shpresën se ajo mund të fillojë përsëri në Janar”, vijon më tej burimi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Bomba” e Instagramit/ Njihuni me bjondinën që nuk i lë vend imagjinatës
Whitney Paige është një nga modelet më seksi të Instagramit. Bjondina çmend ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale me format e saj shpërthyese....

Çmend djemtë me pozat provokuese/ Fotot më tunduese të Emily Rinaudo
Emily Rinaudo është një nga modelet më tërheqëse në rrjet. Ajo pozon shpesh me të brendshme seksi ku tregon edhe linjat e saj perfekte. Emily...