Connect with Us

“Lëvizja për Ndryshim” në zgjedhje/ Topalli fton demokratët e zhgënjyer, Basha shkaku…

Politikë

“Lëvizja për Ndryshim” në zgjedhje/ Topalli fton demokratët e zhgënjyer, Basha shkaku…

Publikuar

-

/
“Lëvizja për Ndryshim" në zgjedhje/ Topalli fton demokratët e zhgënjyer, Basha shkaku…

“Ajo nuk është më  Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy germa, siglën e PD-së. PD është përfaqësime është parim, është filozofi, është mision. Nuk e gjen. Të gjitha këto janë të tradhtuara”. Kjo ishte arsyeja që e shtyu ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, që pas katër vitesh t’i rikthehet politikës aktive me një parti të re.

Jozefina Topalli fajëson Lulzim Bashën për gjendjen e opozitës, dhe shprehet se falë tij, Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër.

“Është presoni dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet , me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama  do të përpiqet të marrë mandatin  tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë  tre kryetarët. Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70%  ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e  duan këtë qeveri, është e korruptuar, mbytur në skandale, e paaftë për të qeverisur, e dështuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot, ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita.

Sipas ish-nënkryetares së selisë blu, demokratët janë të zhgënjyer nga opozita gjatë këtyre 8 viteve, dhe partia demokratike e ka humbur besimin e shqiptarëve.

“Janë shumë të dëshpëruar. Ato janë zemra e Partisë Demokratike dhe ato janë të tradhtuar dhe u bënë shumë vite, sigurisht që ato do të reagojnë, do të jenë të parët që do të reagojnë. Ata do shkojnë atje ku ato ndihen të përfaqësuar, me të cilët kanë bërë betejat, dhe tek ato që nuk ndihen të tradhtuar. Mjaft 8 vjet mashtrim!”, tha ajo.

Topalli shprehet se lëvizja për ndryshim, do të ketë kandidatë në të gjithë territorin, dhe për këtë do të kërkojë bashkëpunimin edhe të partive të tjera, që janë kundër asaj që Topalli e quan trinomi i kryetarëve.

“Një parti, e cila do jetë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me lisat e saj, por sigurisht në muajt e ardhshëm besoj se edhe me lista të përbashkëta me parti të tjera të reja, që janë kundër tre kryetarëve të korruptuar. Ne po punojmë për listën e emrave. Unë kam një parim “ ne nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjëri”. Unë jam e hapur për të negociuar me këdo, por me një kusht: që në qëllimin e tyre dhe në punën e tyre të ketë një synim “largimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës”, shtoi znj. Topalli.

LEXO EDHE:  Rama “u vërsulet” burrave në miting/Nuk e doni Lulin ju sa çe dua unë

Ajo ende nuk e ka vendosur se ku do të kandidojë, ndërsa kandidimi në më shumë se një qark, është një mundësi.

“Unë edhe e mendoj, por nuk kam marrë ndonjë vendim, por  edhe mendoj që mund të jem e pranishme në 1, 2 apo 3 qarqe”, u shpreh ajo.

Si bashkëpunëtore e vjetër e ish kryeministrit Berisha, Topalli shprehet se për partinë e re nuk ka folur me të.

“ Jo! Kjo nuk është nisma e z. Berisha, kjo është nisma e atyre të cilët besojnë se duhet mbyllur një kapitull i tre dekadave dhe nuk bien dakord me monopolizimin që kryetarët u bëjnë partive të tyre, sistemit politik dhe pasurive të shqiptarëve”, shtoi ajo.

Në këtë lëvizje, ajo shprehet se ka mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar.

“Jam në konkat të vazhdueshëm më diplomatët kryesorë të vendeve kryesore. Unë nuk dua të them  se çfarë unë bisedoj, sepse kjo është gjë private, por do them një gjë: Asnjëherë nuk kanë për të gjetur kurrë ndonjë faktor ndërkombëtar që të mbështes djegien e mandatave, mos-hyrjen në zgjedhje, dhe dhurimin e bashkive, këshillave bashkiakë, kundërshtarit politik. Nuk ke për të gjetur kurrë ndonjëherë, ndonjë njeri, që të bie dakord për pazare mes opozitës dhe maxhorancës për interesa ekonomike personale të liderishipit. Kjo mund të ndodh  në vendet afrikane, por për fat të keq ka ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri  Dhe kësaj ne do t’i japim fund.”, u shpreh Topalli./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kikia: Shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të korrupsionit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Kikia për zgjedhjet PD: Shikoj një të ardhme me sherr të brendshëm

Marrë shkas nga situata aktuale në PD, gazetari Mentor Kikia mendon se shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të korrupsionit.

Sipas gazetarit jetojmë në një vend ku qeveria është e korruptuar, opozita është e korruptuar, drejtësia është e korruptuar dhe e gjithë ekonomia kontrollohet nga 5 apo 6 njerëz.

Kikia shton se Juntat financiare janë modeli i ri i shtypjes së një populli.

Shqiptarët janë nën sundimin e Juntes financiare të korrupsionit

Situata aktuale(jo vetëm pas asaj që ndodhi tek zyrat qëndrore të PD) është përshkruar nga shumë kritikë, me apo pa motive politike, si diktaturë, neodiktaturë, autokraci, kryetarokraci etj etj.



Por unë mendoj se nuk jetojmë në dikaturë, apo ndonjë derivat të saj. Ne kemi kohë që kemi rënë nga diktatura komuniste nën Junte. Nuk është një Junte ushtarake, si juntat ushtarake klasike, me tanke e njerëz të armatosur. Është edhe më keq. Ështe Junta financiare e korrupsionit.

Si asnjëherë dhe si askund, një popull(apo më saktë, një dorë njerëzish që kanë mbetur në këtë vend) është sot me një qeveri të korruptuar, një opozite të korruptuar, një ekonomi të kontrolluar totalisht nga 5-6 njerëz dhe nje drejtësi të korruptuar.

Rrallë, besoj shumë rrallë, mund të ndodhë një mbivendosje e tillë.

Juntat financiare nuk janë përshkruar ende nga politologët apo kriminalistët, por ja ku kemi një rast ideal të këtij modeli të ri të shtypjes së një populli (apo më saktë një grushti njerëzish që kanë mbetur ende në këtë vend)”, shkruan Kikia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me 8 janar ra maska e Bashës”/ Bylykbashi: Mbyti demokratët me gaz

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në protestën e 8 Janarit ka rënë maska e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.

Në një dalje televizive, Bylykbashi ka theksuar se Basha ka dalë ai që është në sy të demokratëve, si një njeri që urdhëroi të hidhej gaz lotsjellës ndaj demokratëve duke i helmuar ata edhe me lëndë të tjera asfiksuese.

Më 8 janar ka rënë plotësisht maska e Lulzim Bashës, ka dalë ekzakt ai që është, por ka dalë në sytë e demokratëve. Demokratët që shihni pa ndjenja nga gazi lotsjellës që është hedhur nga brenda PD-së, nga policia që ka hyrë në momentin kur është hapur porta dhe demokratët hynë brenda, përveçse ishin hedhur lëndë të tjera asfiksuese. I kam parë, s’kam nevojë të provoj gjë, të gjithë e kanë parë.

Këto ndodhnin nga brenda PD-së, më pas kur ra porta e blinduar erdhi policia me një preçizion në kohë të paparë”, tha Bylykbashi.



LEXO EDHE:  CNA.al paralajmëroi emërimin e Haki Çakos

LEXO EDHE:  Shtohen zërat pro Berishës/ Sekretarja e PD fton demokratët t’i bashkohen “Foltores”

Deputeti shprehet se policia ka qenë e koordinuar plotësisht me Lulzim Bashën, duke nënkuptuar kështu se mes policisë dhe kryetarit të shkarkuar ka patur një bashkëpunim.

Është një godinë që me ato ndryshime që i ka bërë Basha, as ne nuk e dinim se çfarë ishte selia e PD-së. Policia e dinte me precizion, me saktësi, me një plan të koordinuar me Lulzim Bashën hyri dhe përdori dhunë ndaj protestuesve të PD-së. Demokratët kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre, të hapnin derën që ja kishte mbyllur një uzurpator i shkarkuar.

Nuk ka një të cënuar nga personat që kanë qenë brenda dhe as nga forcat e policisë. Ata që janë dhunuar me leje, me thirrje nga Basha janë demokratët që shkuan të protestonin, ishin ata që kishin votuar për ta shkarkuar” ka vijuar më tej Bylykbashi.

Demokratët kanë shkuar në burgje për Bashën dhe në fund ai i mbyti me gaz”, tha deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “nxjerr në sulm” edhe anëtarët e Kryesisë/ Pranojnë dhunën: Çfarë u hodhëm demokratëve

Publikuar

-

Nga

Taulanda Jupi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, tregoi përjetimet e saj nga brenda selisë, ditën e protestës së 8 janarit.

Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2CNN, Jupi ka nisur të justifikojë veprimet e Bashës, duke theksuar se dhuna ishte e orkestruar.

“Unë kam qenë në selinë e Partisë Demokratike, për mbledhjen e Kryesisë, që nisi rreth orës 09:00. Ajo që përjetova atë ditë, do të duhet kohë të më hiqet nga kujtesa. Ka nevojë për reflektim mes demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Gjithçka që ndodhi aty nuk duhet ta shohin sot qytetarët shqiptarë. Mbaj mend që isha në sallën e madhe, kur më fluturuan para fytyrës gura, sende të forta, dhe një pjesë e xhamave u thyen. Është ushtruar dhunë ndaj selisë së partisë dhe njerëzve që ishin brenda në të. Ishte dhunë e orkestruar, pasi kur vjen në protestë paqësore, nuk vjen me çekanë dhe gurë me vete”, u shpreh Jupi.

LEXO EDHE:  Celibashi i “lidh duart” Ramës 4 muaj para zgjedhjeve/ Zbardhet lista e aktiviteteve që do i ndalohen pas 25 dhjetorit

LEXO EDHE:  Shtohen zërat pro Berishës/ Sekretarja e PD fton demokratët t’i bashkohen “Foltores”



Sipas saj, gazi lotsjellës është futur në seli nga xhamat e thyer të sallës së mbledhjeve.

“Në sallën ku unë kam qëndruar, janë hedhur vetëm dy bombola nga ato që përdoren për të fikur zjarrin. Nuk ka pasur gaz lotsjellës. Unë gazin e kam ndjerë kur erdhi policia dhe e hodhi atë”, theksoi Jupi./CNA.al

LEXO TE PLOTE