LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kros: Messi nuk e meritonte të ishte në treshen e "The Best"

23 Dhjetor 2020, 12:40, Sport CNA
Kros: Messi nuk e meritonte të ishte në treshen e "The Best"

Para pak ditësh u zhvillua cermonia e ndarjes së çmimeve përsa i përket sezonit të kaluar. Një ndër çmimet që pritej me më shumë interes ishte ai i lojtarit The Best, ku në finale ishte Robert Levandovski, Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Në fund, ai që triumfoi ishte polaku i Bajern Mynih dhe pjesa më e madhe ishin dakord me këtë vendim. Po ashtu dakord është edhe Toni Kros, i cili ka dhënë mendimin e tij së fundmi rreth kësaj teme. Mirëpo, gjermani nuk e kupton pse Mesi ishte pjesë e treshes më të mirë pasi sipas tij nuk e meritonte.

?Levandovski e meriton titullin pa asnjë dyshim. Kjo është absolute. Por, për mua Mesi nuk i përket tre më të mirëve, sepse unë besoj se ai nuk ka bërë shumë mirë në këtë vit?, u shpreh Kros.

Lajmet e fundit nga