Connect with Us

Kreu i OSBE takon Vitore Tushën/ “Bashkëpunimi institucional do e bëj funksionale shumë shpejt Kushtetuesen”

Aktualitet

Kreu i OSBE takon Vitore Tushën/ “Bashkëpunimi institucional do e bëj funksionale shumë shpejt Kushtetuesen”

Publikuar

-

Kreu i OSBE takon Vitore Tushën/ “Bashkëpunimi institucional do e bëj funksionale shumë shpejt Kushtetuesen”

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, u takua, sot, për herë të parë, me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, për t’u njohur dhe për të diskutuar fuqizimin e bashkëpunimin mes Prezencës dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt. Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Këto janë pamjet e vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikajt në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Gjikaj ka qenë duke ecur në trotuar kur në anë të rrugës ndaloi një makinë tip Ford nga e cila dolën dy persona, ndërsa shoferi qëndroi brenda.

Personi i parë i foli dhe iu afrua Tauland Gjikajt duke e ndaluar. Duket se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Teksa ishin duke biseduar për disa sekonda, pas autorit të parë vjen një person i dytë i cili mbante poshtë xhupit një kallashnikov.

LEXO EDHE:  Dhe dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese/ Ndërpritet Vetingu për Besnik Imerajn

LEXO EDHE:  Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ PD tregon dy opsionet e Ramës

Në moment ai hapi zjarr menjëherë ndaj Tauland Gjikajt duke e qëlluar me automatik nga distancë e afërt. 31-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Pas vrasjes, 3 autorët u larguan menjëherë me automjetin që i priste në anë të rrugës. Pak minuta më vonë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar. Ai është 44-vjeçari Andi Jonuzaj, i cili përdor edhe emrin Hans./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Partia Demokratike gjatë prezantimit të programit ekonomik ka marrë kritika për faktin se nga një anë premtohen ulje të taksave dhe nga ana tjetër rritje e shpenzimeve. Disa nga ekspertët por sidomos kundërshtarët politikë, thonë se kjo është e pamundur të realizohet.

Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti gjatë emisionit “Ilva Now” tregoi “burimin” nga do të vijnë rreth 400 milionë euro në vit që të shkojnë për të përmbushur premtimet elektorale.

Z. Teliti theksoi se një pjesë e madhe do të vijnë nga kursimet që do të vijnë me hapjen e garës në tenderë duke thënë se qeveria socialiste shumicën i ka pa garë, me vetëm një ofertues.

400 milionë euro nevojiten për të përmbushur premtimet. 50-60 milionë euro në vit shpenzohen për zyra. 300 milionë euro kursen nga tenderët thjesht me futjen e garës. Do të anulojmë kontratat koncesionare që marrin të paktën 120 milionë euro çdo vit. Nuk do të shkojnë në duart e disa oligarkëve por tek qytetarët. Futja e garave në tenderë, eliminimi i shpenzimeve të luksin në zyra dhe anulimin e kontratave për kocensionet sjellin shumën e nevojshme. Paratë janë por duhen menaxhuar mirë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Ëndrrat e një reforme vere/*Nga Brikena Kasmi

LEXO EDHE:  Noka sulmon OSBE-në/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave

Lidhur me shqetësimet për rritjen e borxhit publik, Dorian Teliti tha se, aktualisht ky borxh është në nivelin 83% ndërsa PD synon që ta ulë nga 3 deri në 5% në vit për ta afruar në nivelin optimal 60%./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka ironizuar takimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cili e kishte uruar edhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Statusin e Krujës e ka shpërndarë në rrjetet sociale Edvin Kulluri, një nga zërat më të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka ironizuar kreun e opozitës, teksa thotë se pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit.

Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit!

P.S. Shoku Keltis Kruja a t’ja vërë partia jonë Kuçovës emrin prapë Qyteti Stalin, apo lëre ç’e do?!”, shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE