LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denaj flet për pensionin e posaçëm që i jepet familjes Rasha/ I gjendemi pranë në këtë moment të vështirë

23 Dhjetor 2020, 10:16, Politikë CNA
Denaj flet për pensionin e posaçëm që i jepet familjes

Kuvendi po diskuton sot mbi aktin normativ të qeverisë, që i akordon pension të posaçëm familjeve që humbasin një të afërm të tyre si pasojë e veprimeve të Policisë së Shtetit.

Teksa po fliste mbi këtë akt normativ në Kuvend, Ministrja Anila Denaj u shpreh se qeveria ka dashur që t?i vijë në ndihmë familjes së Klodian Rashës në këtë moment të vështirë.

?Më lejoni që në prezantimin e këtij Akti Normativ, në radhë të parë ti përcjell ngushëllimet e mia familjes Rasha për këtë dhimbje të madhe. Ky Akt Normativ që paraqitet për shqyrtim dhe miratim ka si synim për t?i ardhur në ndihmë familjes në një situatë të vështirë. mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjen e personit që ka humbur jetën. Sigurisht bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe këtë kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e kanë shprehur që ditën e parë e ne vijim?, u shpreh ministrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga