Connect with Us

Akuzat e Romeo Gurakuqit që sollën reagimin e Bujar Nishanit

Politikë

Akuzat e Romeo Gurakuqit që sollën reagimin e Bujar Nishanit

Publikuar

-

Akuzat e Romeo Gurakuqit që sollën reagimin e Bujar Nishanit

Rreth dy muaj më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Mes emrave që mungonin  në listë ishte dhe ai i Romeo Gurakuqi.

Pas lajmit që ishte përjashtuar nga lista për të kandiduar sërish, Gurakuqi ‘shpërtheu’ në akuza ndaj Komisionit “Nishani” ku shkruante se 5 anëtarët, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa nuk ishin të përshtatshëm për të kryer atë proces, sepse nuk kanë moral dhe nuk përmbushin kriteret e udhëzimit të 25 qershorit të PD-së, pasi sipas Gurakuqit kanë qenë aktivë në sistemin komunist.

Deklarat e këtij të fundit sollën dhe reagimin e ashpër të Nishanit, i cili nuk e kurseu aspak gjuhën ndaj këtij të fundit duke e quajtur llaxore korridoresh.

Akuzat e Romeo Gurakuqit

Në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, pa prit dhe pa kujtu, nga media mësova se isha vendosun në një listë të zezë përjashtimore nga një komision, të cilin Kryesia e PDSH e kishte krijuar për sigurimin e asaj çfarë Ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Yuri Kim, e konsideroi një përfaqësi të kandidatëve të pastër të demokratëve në Parlament, në përmbushje të rolit thelbësor të opozitës në demokracinë e brishtë shqiptare. Ekziston një Kod i Heshtjes dhe i Konfidencialitetit brenda PD, por një nga komisionerët kishte shpejtuar ta nxirrte në media “veprën” e tij.Prita me qetësi arsyetimin e vendimit personal të marrë nga komisionerët, por asgja e tillë nuk më është dhënë deri më sot, përveç disa deklarimeve të përgjithshme, fyese dhe akuzuese, të lëshueme në mënyrë konfuze nga komisionerët e pacertifikuar.  Pyetja që i bëj vetes që nga ai moment është se kush janë këto “dinjitarë”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi anëtarët e opozitës?

Pranë institucionit drejtues politik, më 30 tetor 2020 kam depozituar një akt-padi për Komisionin e Apelit. Mbasi Gjykata e Apelit ende nuk është mbledhur, unë po paraqes arsyetimin tim mbrojtës: Askujt nuk i ka shkue ndër mend 30 vite ma parë, se do të vinte një ditë, që filtri i vlerësimeve të elitës politike të PDSH-së, si parti e Qendrës së Djathtë, e vendosur sot në vitin 2020 në rrugën e çmontimit të një regjimi kleptokratësh, do të kalonte përmes një komisioni, të përbërë nga anëtarë që janë formatuar në fillesë në kuzhinën e ish-Komitetit Qendror të PPSH, në Grupin e Oficerëve Enveristë Bustambajtës të Shkollës së Bashkuar, subjekte të proceduar në një kohë për tregtim pyjesh; ose ndër njerëz, që ende nuk janë drejtuar pranë institucioneve, që të vërtetojnë pastërtinë e figurës, të tregojnë çfarë bënin ata qysh në bankat e shkollës së mesme dhe vijim në vitet (70-80), ku diktatura po bëhej çdo ditë dhe më e ashpër me rininë shqiptare.

Imagjinoj si do të kishte reagu sot, dëshmori i demokracisë, Arben Broci kur do të shihte shkresmbajtësin dhe përkthyesin e Institutit të shoqes Nexhmije, duke u matur për ta shënuar emrin e tij me stilografin e dhuruar në zyrat sovjetike, apo çfarë deklarate do të kishte dhanë Dom Simon Jubani, kur do të shihte, se vlerësimin e kandidatëve të djathtë e komandon njeriu i parë i zinxhirit të uljes së gradës së marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë dhe e ka lanë Shqipërinë tash 7 vjet pa ambasador në Vatikan. Përkufizimin final të kësaj gjendjeje paradoksale besoj ta bante i madhi Arshi Pipa: “paskeni ra sërish në duart e “Jeunes Turcs” të prodhuem nga regjimi i vjetër bijt e mi!
Ndodhi pra në vitin 2020, mbas një kohe të pazakontë dhe pa shembuj të ngjashëm opozicioni parlamentar dhe extra parlamentar, dhune policore në kushtet e çmontimit të institucioneve të mbrojtjes së qytetarit, sakrificash të panumërta të popullit jokomunist të Shqipërisë dhe PDSH, që projekti i ardhshëm i burimeve njerëzore të destinuara me përmbys regjimin e Rilindjes së Etërve, të skicohej 100% nga majtistë të ri-integruar brenda të Djathtës.

Por nuk është realisht vetëm e majtë kjo sipërmarrje e pafamë. Brenda kësaj skeme ndërhyrëse ka një produkt të ardhun si rezultat i tre muajve thëna e thashash të brendshme komisionare, siç më thojnë dëshmitarët, të denja për t’u krahasuar me modelin e diskutimeve të byrosë se pleqve të rrjedhur të PPSH, që rroposnin njerëz, por që planifikonin kapje të nesërme porcionesh pushteti. Askush nuk shpjegon dot kujt i duhej që një grup njerëzish të papërputhshëm më funksionin e vlerësuesit, të cilët nuk kanë realizuar marrjen e vërtetimit të pastërtisë së figurës nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (sikurse e parashikon neni 4 pika “ç” e Udhëzimit numër 60, datë 25.06.2020 i Kryesisë së PDSH për procesin e zgjedhjeve të brendshme), të vendoseshin në një funksion të tillë kaq me përgjegjësi! Askush nuk arrin të kuptojë pse një procedure e tillë e ndërlikuar dhe e pangjashme ishte e domosdoshme t’i ofrohej si shpëtim demokratik Opozitës, që don sot një motor të fuqishëm në shpirtin e saj riformatues të shoqnisë, institucioneve dhe drejtësisë!

Pa asnjë respekt për detyrën e ngarkueme, pa pikën e seriozitetit dhe përulësisë ndaj shansit të dhanun për të lanë nji herë një emër të mirë ndershmërie e drejtësie, pa asnjë metodologji, Komiteti i Shpëtimit Publik-Mehmeti II, i gjendur pa prit dhe pa kujtue sërish në një vend nderi në Selinë mbi të cilën vodhën vrer për 3 vite me radhë, e përdoren shansin e dhanun jo për bashkim, por për “hakmarrje zemërthyerish” të modelit 2017: “dogjën” çdo raport koordinatorësh, nuk morën parasysh asnjë votim të anëtarësisë së PD, lanë mënjanë raportet periodike të Instituti i Studimeve Politike mbi efikasitetin e deputetëve në Parlament dhe në jetën publike, nuk shqyrtuan asnjë dosje rekordesh mbi mënyrën se si është vënë pasuria, nuk kërkuan asnjë rekord nga Autoriteti për Informim (nuk kishin se si derisa për vetë druheshin ta bënin) dhe një natë, papritmas, ilegalisht, në formë shantazhi, nxorën një listë me rreth 20 ish- deputetë të skualifikuar pa dhënë asnjë argumentim. Ishin ata e gjithë e keqja e PD, “të panevojshmit”, “jo qytetarët”, “njerëzit me hije” dhe brenda kësaj të keqeje isha edhe unë, “ai shkodrani që guxoi t’i kërkonte paraprakisht me shkrim “komisionarëve”, të merrnim ata të parët certifikatën e pastërtisë”.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD/Policia e Shtetit: S’ka asnjë urdhër kërkimi për vëllain e Fatmir Xhafës

Pyetja që i bëj vetes është se kush janë këto “jakobinë kokëprerës”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi figurën time?  Me datë, 30 shtator 2020, në degën e PD Shkodër u zhvillua faza e tretë, ajo e konsultimit, e parashikuar nga Udhëzimi, në përfundim të së cilës, unë, kam rezultuar më i mbështeturi nga anëtarësia (më pak se 3% vota kundër), nga të gjithë kandidatët potencialë, që do të kalonin për shqyrtim në fazën e tretë (lexo nenin 18) në Kryesinë e PDSH. A e morën parasysh komisionerët votimin e anëtarësisë në bazë kur bënë seleksionimin e kandidatëve? Fakt është se komisionerët certifikuan kandidatë, që nuk morën mbështetjen e anëtarësisë dhe skualifikuan kandidatë që anëtarësia i mbështeti fuqishëm. Pas kësaj çdo vendim i tyre bie, mbasi nuk është ligjor por i projektuar me arsye paragjykimore. Çuditërisht, në vend të certifikimit të rezultateve dhe marrjes së vendimit skualifikues për kandidatët, që nuk ishin aprovuar nga anëtarësia në Shkodër dhe kudo, Komisioni ndërhyn në fazën e tretë, ndërkohë që tagret ndërhyrëse u kishin përfunduar në fazë të dytë.

Konkluzioni: Vendimmarrja e fundit e komisionerëve u realizua qartazi në shkelje të plotë të autoritetit të dhënë atyre nga Udhëzimi nr. 60 kryetarit të PDSH dhe Statuti i PDSH. Ata morën një vendim kur tagri u kishte përfunduar. Vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllej në momentin kur emrat e kandidatëve dërgohen në degë. E drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët përfundoi ditën, që emrat i shkuan anëtarësisë për konsultim (në Shkodër, me datë, 30 shtator 2020). Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë. Mirëpo Komisionerët, nën ethet e tyre paranojake skualifikuese, gabimisht iu referuan nenit 31, duke bërë të paditurin, mbasi ajo pikë qartazi duhej të përdorej nga komisioni vetëm për ata kandidatë, të cilët ishin konfirmuar fillimisht, por më pas u skualifikuan nga anëtarësia. Për të gjitha arsyet e shpjeguara më lart, unë pyeta Kryetarin e PDSH që së pari, ndaj meje të kërkohej falje nga autorët, për shprallimin e padrejtë publik dhe të korrigjoheshin pasojat e dëmeve juridike.

Po ashtu, vendimi i datës 21/22 tetor 2020 i Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve të shpallej nul, d.m.th. i pavlefshëm, për shkak se dilte jashtë të gjitha parashikimeve dhe konceptit të Udhëzimit nr. 60. Sipas deklarimeve të besueshme, komisionerët kishin realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra në fazën e tretë, pa pasur parasysh rezultatet e arritura në procesin e konsultimit në bazë, ndërkohë që neni 25 e saktëson atë shumë qartë. Po ashtu i kam kërkuar, Gjykatës së Partisë dhe kryetarit të opozitës, që të shpallë papërputhshmërinë për të qenë pjesë e strukturës verifikuese dhe shqyrtuese konform me kërkesat e Udhëzimit për Pastërtinë e Figurës, të gjitha ato anëtarë të Komisionit, që janë të thirrur nga ligja për të marrë certifikatën respektive para autoriteteve zyrtare dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Me mbetën një mijë pyetje pa përgjigje, por veç njëra prej tyre më rëndon shumë: si asht e mundshme, që personazhe të cilët nuk i kanë deklaruar më parë anëtarësisë së PD dhe publikut prejardhjen e pronave dhe pasurisë që disponojnë, nuk kanë marrë certifikatat e pastërtisë sikurse e kërkon ligja dhe rregullat e brendshme të PD, guxojnë të vendosin nën shënjestër pandershmërisht njerëz, që punojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre bazuar në norma tërësisht të pastra morale dhe ligjore?

Dikush e solli këtë kombinim të pamenduem, këtë kontorno të cinizmit, ligësisë, egoizmit, pabesisë, mendjemadhësisë boshe, për të rrethuar me presion një udhëheqësi opozitare, që po ngrihet nga rrënojat e një sistemi të shkatërruar kushtetues dhe juridik, për të marrë drejtimin e stabilizimit të vendit, për t’i dhanë popullit shpresë dhe perspektivë për të ardhmen. Posaçërisht e rëndë është përpjekja për të dëmtuar përfaqësinë demokrate shkodrane, për t’i imponuar Shkodrës, Malësisë, Dukagjinit, Pukës, që ka qenë mbështetja tradicionale e opozitës properëndimore, një përfaqësi të pilotuar dhe formaliste. Kjo është tërësisht e papranueshme, ndaj besoj se zoti Basha do ta shfuqizojë përpjekjen sabotuese të komisionerëve, ndaj një procesi novator demokratik, që PD filloi me aq përkushtim e seriozitet në muajin korrik 2020 dhe do rikryejë vlerësimin përmes metodologjisë së aprovuar dhe rrugës institucionale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Akuzat e Haklajt, reagon Çollaku/ Nuk kam hequr asnjë emër, është zbatuar vetëm udhëzimi

LEXO EDHE:  Miratimi i paketës “Anti KÇK”/ PD: Rama po i jep policisë kompetencat që ia rrëzoi Kushtetuesja

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE