Connect with Us

Vaksina kundër COVID/ Ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit

Shëndeti

Vaksina kundër COVID/ Ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit

Publikuar

-

Vaksina kundër COVID, ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran mbikëqyri shpërndarjen e vaksinës antiCOVID. Në Evropë, procesi po ecën me shpejtësi. Por a do të thotë që varianti i ri i virusit i nxjerr këto vaksina jashtë loje? OBSH shpreson që jo.

“Deri tani, edhe pse kemi parë një seri ndryshimesh dhe mutacionesh, asnjë prej tyre nuk ka pasur një ndikim domethënës si në aspektin e virusit, ashtu dhe tek terapitë e përdorura deri tani, ilaçet, apo vaksinat në zhvillim”, tha Soumya Swaminathan, shkencëtare e OBSH.

Nëse shkencëtarët tregojnë një optimizëm të matur se vaksinat ende bëjnë punë është sepse 17 mutacionet gjenetike të konstatuara në variantin e ri janë të një natyre të dobët.

“Atëherë, ky është virusi juaj dhe ky është antitrupi. Normalisht virusi do të nxisë antitrupin që do të lidhet me virusin. Ju e merrni atë, ai merret nga qelizat e bardha, të cilat e hanë dhe shkatërrohet, në rregull? Tani, mutacionet që po shohim nuk janë ende aq dramatike. Ato mund të shkaktojnë një ndryshim të vogël forme. Por nuk kemi parë ende një mutacion që e bën ndryshimin e proteinës të tillë”, shprehet Julian Tang, profesor, Universiteti i Leicester.

Pfizer dhe BioNTech, kompanitë prapa vaksinës që po shpërndahet në Evropë, thonë se ka shumë shanse që ajo të funksionojë me variantin e ri. Dhe nëse do të duhet një vaksinë e re, ajo mund të prodhohet shumë shpejt.

 “E veçanta e teknologjisë është se mund të nisim direkt të prodhojmë një vaksinë që minimizon mutacionin e ri. Teknikisht, do të jemi në gjendje të ofrojmë një vaksinë të re brenda 6 javësh”, ka deklaruar Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech.

LEXO EDHE:  Bie ndjeshëm numri i viktimave në Britani/ Shifrat më të ulta që prej muajit mars

Por enteve rregullatorë mund t’u duhet të aprovojnë ndryshimet përpara se një vaksinë e re të përdoret. Pa harruar këtu çështjen e kostos, që i komplikon gjërat./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Të pabindurit” lëvizin pa maska/ Policia gjobit 725 qytetarë

LEXO EDHE:  Pas Trump, Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, pozitiv me Covid

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr videon/ Tregon si Urgjenca Kombëtare asiston të sëmurët me Covid

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, është shprehur se sinjalet për praninë e tij janë të forta.

E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, Rakacolli u shpreh se rritja e rasteve ka dy shkaqet: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.

“Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që ndodhën gjatë Kampionatit Europian. Këto janë shkaqet, jo lirimi i masave sepse masat nuk janë liruar në atë masë që të sjellin rritje të infektimeve. Megjithatë, situata është tërësisht e kontrolluar. Zyrtarisht nuk e kemi konfirmuar ende praninë e variantit Delta, por sinjalet janë të forta për praninë e këtij virusi”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  "Të pabindurit" lëvizin pa maska/ Policia gjobit 725 qytetarë

Sipas zv.ministres, e vetmja armë që kemi kundër këtij varianti të COVID është vaksinimi, duke i bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit.

LEXO EDHE:  Pasojat e Covid-19 në ekonomi/ Sejko: Parashikohet rënie e prodhimit kombëtar në -6%

“Ka rënë mosha e personave të infektuar, nëse më parë predominonte te moshat mbi 40-vjeç e sipër, tani grupmosha më e prekur është 15-45 vjeç, fasha e pavaksinuar. Kush është mbi 18-vjeç, duhet të drejtohet te qendra e vaksinimit, është e vetmja mënyrë për të shmangur infektimin”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE