Connect with Us

“Të zezën doni të na e shisni për të bardhë”/ Elona Caslli i jep përgjigjen përfundimtare Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut

Opinione

“Të zezën doni të na e shisni për të bardhë”/ Elona Caslli i jep përgjigjen përfundimtare Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut

Publikuar

-

“Të zezën doni të na e shisni për të bardhë”/ Elona Caslli i jep përgjigjen përfundimtare Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut

Aktivistja Elona Caslli ka mbajtur qëndrimin e saj, përsa i përket emisionit “Love Story”, të drejtuar nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Pas episodit të mbrëmjes së kaluar dhe reagimit të Alketa Vejsiut kundrejt kritikëve, nëpërmjet një statusi, Caslli i ka dhënë përgjigjen përfundimtare dyshes Vera dhe Alketa.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan:

“Në përmbyllje për Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën

Vejsiu duke qenë se e ndoqa fjalimin tuaj hyrës mbrëmë në “”””Love Story””” e kam të pashmangshme, mos të mbaj një qëndrim kundrejt këtij të fundit.

Fjalimi juaj synonte t’u jepte një mesazh të gjithë individëve që kishin shprehur kundërshti ndaj formatit televiziv që ju drejtoni.

Nuk është në stilin tim t’i rikthehem një teme për të dytën herë, por në çastin që ju nën regjinë e Vera Grabockës, të zezën doni të na e shisni për të bardhë, lind nevoja për t’ju dhënë një përgjigje përfundimtare.

Le t’i hyjmë me qetësi analizës së fjalimit tuaj, Vejsiu.

Ju thatë se “” Love story”” bëhej me qëllimin e vetëm për të protestuar kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri pasi në këtë vend ka shumë gra që dhunohen, por që heshtin.

Pyetje nga salla për ju dhe për Grabockën- A ka dhunë dhe poshtërim më të madh për një vajzë që të dëgjojë këtë fjali: – Dëgjo, se javët në vijim unë do takohem me vajzat e tjera dhe do prekem dhe do puthem me to. Sa e fortë je ti për t’i duruar videot që do shfaqen?!

Ky ishte dialogu që zhvillohej mes “” Princit të kaltër””” në emision dhe  një vajze që pret të përzgjidhet nga ky i fundit.

Sikundër e theksova në reagimin tim të mëparshëm Vejsiu dhe Grabocka, ajo çka ju servirni si “”” realitet””” në të vërtetë është thjesht një ” eksperiment i dënueshëm social”” ku vajzat trajtohen thjesht si qënie frymore që duhet të zbatojnë skenarin e producentes.

Nuk jam e prirur t’i gjykoj ato vajza apo familjet e tyre, pasi janë thjesht “”” viktima”” të fasadës televizive. Viktima të asaj shfaqjeje vezulluese në dukje, por të kobshme në thelb.

Ato vajza mendojnë se një ditë do të prekin ekranin e madh dhe do të marrin famën e ëndërruar, pasi ka vite që modeli i një gruaje të suksesshme, është modeli i gabuar në ekranet shqiptare.

E duke qenë se ato vajza janë rritur me këto modele të gabuara, i synojnë këto të fundit dhe identifikohen përmes tyre. Ne jemi çka shohim.

Jam krejt e bindur se do të kthehen me këmbë në tokë sapo “””” Love story””” të ketë mbaruar dhe të fiken dritat dhe të ulet sipari.

LEXO EDHE:  U gjobit me 50 milionë lekë 2 muaj më parë/ Djali i Ilir Vrenozit paralajmëron protestë me studentët

Aty, këto vajza do të kuptojnë se nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse mjeti i duhur për dobinë financiare të producentëve.

E para kjo. E dyta jo për nga rëndësia, por për nga renditja, në jetën reale nuk ndodh që analizohet publikisht ajo që quhet  “”marrëdhënie intime”” mes dy njerëzve.

Me pak fjalë, nuk ndodh që dikush të analizojë kohëzgjatjen e një puthjeje, apo prekjen mes trupave. Intimja nuk xhirohet në video.

Intimja filmohet veç në shpirtrat e dy njerëzve që e përjetojnë.

Në rast se intimen e shfaqim në publik, nuk është më intimitet por shkulje e përdhunshme e perdes që ndan intimen nga publikja.

Ndaj dhe komentuesit në studio i përkasin një “” realiteti artificial””, pasi në jetën reale një vajzë mund të ndajë një shqetësim me mikeshën e saj më të mirë, lidhur me një problem që mund të ketë në marrëdhënie me të dashurin e saj për një situatë të caktuar në jetën e përditshme, por ky problem nuk prek diskutime të nivelit intim të tipit- kohëzgjatja e puthjes apo mënyra e prekjes, pasi intimja fillon dhe mbaron tek njerëzit që e përjetojnë.

E thënë shkurt ,Vejsiu dhe Grabocka, kjo rini është tashmë e çoroditur nga fakti se ka lindur, është rritur dhe po formohet në një vend problematik, ku arsimi ka lënë boshllëqet përkatëse.

Me vullnet dhe me vetëdije të plotë, është mirë t’ia kurseni këtë format televiz, pasi nuk bëni gjë tjetër veçse i jepni një shtysë tjetër këtij orteku plot me vajza të reja që nesër do të behen gra dhe do të edukojnë fëmijë.

Kuptoj faktin se ky lloj formati mund të jetë fitimprurës dhe në emër të fitimit mund të kurbanizohen edhe disa qënie njerëzore, por të paktën, kini mirësinë të heshtni gjatë këtij procesi dhe mos të orvateni të krijoni alibi të rreme të tipit, që ky format televiz shërben për emancipim, apo për të ulur nivelet e dhunës kundrejt gruas në Shqipëri.

Dobia e këtij formati televiziv fillon dhe mbaron me ju Vejsiu dhe Grabocka. Vetëm ju mund ta ndieni dobinë e këtij formati në kontekste të ndryshme.

Në raport me shoqërinë shqiptare ky format televiz sjell veç dëm.

Dhe ky dëm është mirë të nënvizohet jo vetëm nga unë, por nga të gjithë ata sociologë dhe psikologë që pushtojnë hapësira televizive dendur dhe flasin për gjithçka veç këtyre formateve televizive që në thelb përmbajnë një vajzë të zhveshur nga dinjiteti i saj.

Post Scriptum- Unë shkruaj se jetoj në këtë vend dhe nuk dua të largohem nga ky i fundit dhe përdorimi i qënieve njerëzore si kavje, duhet të jetë alarm për të gjithë shoqërinë.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen Bruna.

-Më la Xhani?!

-Vdiq?!

-Më keq! Më braktisi. Më këmbeu me një çupulinë?!

U njohëm tre vite me parë. Bruna-bionde. Xhani-ezmer. Ajo tregonte:

-Jetonim në Tiranë. Unë? Infermjere. Ai? Xhenerik. Më vinte vërdall. Një vit. E bëra të rëkonte. Unë vuaja më shumë. Një pasdite më ndaloi.

…Ecëm. U ulëm tek patiçeri “Flora”.

-Jam 22 vjeçe. Zbrita 8 vite nga mosha. Mëkat? (Do vinte një ditë që do pendohesha.)

Por kur dashuron -dashuria duhet të falet çdo mëkat?!

-Une? 21 pranvera,-tha ai duke qeshur.-E kishte zënë qymyri, siç thuhej në atë mot për sevdanë.

-Je më i vogël. Nuk shkon të martohemi?!

-Nuk ka rëndësi. Dashuria ha gurë,-më thotë gjyshja.

Pas një viti u martuam. Në mars të vitit 1991 i hipëm vaporit. Përfunduam në Bari. Na futën në stadjum. Si gladiatorë. 20 mijë emigrant. Ushqimin dhe ujin na e hidhnin nga qielli. Me helikopter…

…Përfunduam në një manastir…Gjënë e parë që bëmë: Ndërruam emrat!

Normale. Xhemile-emri që më kish vënë mamaja, nuk pinte ujë në Itali. Edhe Xhevati e ktheu në Xhani.

Si infermjere nisa shpejt punë. Edhe burri. Xhenerikët hanë bukë në Firencë….

-Pas 25 vjetëve blemë shtëpi në Itali. Blemë një apartament edhe në “Lagunën Blu”.

Kishim shtëpi edhe në Tiranë. Ishim të lumtur. Edhe pse nuk bëmë fëmijë. Jetonim si italianë.

Me pushime? Në Sardenjë. Në Nisë. Në Barcelonë. Në Kretë.

Dolëm në pension. Në Shqipëri? Unë-130 mijë leke. Ai-140  mijë. Në Itali? Unë 800 euro. Ai – 700 euro!

Bruna bënte llogje me Ezmerkën. Xhani vinte vërdall nëpër plazh. Koka i rrotullohej si luledielli.

I them një ditë Ezmerkës, që të dëgjonte Bruna:

-Xhani si puna ime. Pëlqen teorinë e Mao Ce Dunit për të shëtitur lule më lule. Sidomos kur janë të verdha.

LEXO EDHE:  Kërcënimi ndaj Klodiana Lalës/ Avokati i njohur thirrje mediave për bojkot

LEXO EDHE:  Po xhironin dokumentar/ Vriten 3 gazetarë

-Pika Xhanit! Sheh me sy e pëlcet me zemër…-qeshte me lot Bruna….

Fshiva kujtimet. Nisa të dëgjoj bisedëm e Brunës me Ezmerkën.

-Një vit më parë erdhëm në Shqipëri. Bëmë pasaportat. Në polici dokumentat i mori Xhani. U kthye në shtëpi. Ishte bërë bishë.

Ma hodhi pasaportën turinjëve duke uluritur:

-Putanë! Ma paske futur me 9 vjet! Mallkuar qofsh! Prandaj të është tharë vagina?!

Perplasi derën. Iku. Më mbytën lotët. Dola. Ecja si e dehur.

U ktheva. Shtëpia rrëmujë. Mbi tavolinë dy gisht letër:

-Po iki. Nuk kthehem…

-Vetëm! Si qyqe. Më hante shtëpia. Përfundova tek një doktoreshë- psiatre. Më pyeti:

-Ke bërë ndonjë mëkat?

-Po! Nuk i kam treguar moshën burrit.

-Je rrëfyer në kishë, për të larë mëkatin?

-Jam myslymane!

-Ka një rrugë . Pagëzohu. Bëhu protestante.

Shkova në kishë bashkë doktoreshën.

-Tani që lave mëkatin, burri do kthehet…Tha doktoresha

-Kaloi viti. Xhanin e shoh vetëm në ëndërr. Një ditë doktoresha më tha:

-Harroje Xhanin. Ke dy rrugë. -Të kërkojme një burrë në internet.

-Të gjejmë një zezak.

-Provuam internetin. Doli një zotni nga Çikago. Nuk u morëm vesh. Faji im. Nuk di anglisht. Me ndihmën e Googel, e kantranosëm mblesërinë.

-Kaluan ca ditë. Një ditë doktoresha më kërkoi në kishë. Në krah i rrinte një zezak.

Blla…Blla. U nisëm për në shtëpi.

Zezaku më vinte nga pas si manar. Hipëm në ashensor. Shtërnguar. Zezakut i lëshonin xixa sytë. Ndjeva që po karikonte kandarin…

Hapa derën. Pa e mbyllur mirë, zezaku më rrëmbeu në krah. Më përplasi në krevat!

Ngulçonte. Ulëriste…Thashë se më çau?!…

Përfundova në klinikë…Mamia zgurdulloi sytë:

-Çfarë i ke bërë vetes?! Ke parë filma porno?!

Gjaku rrëke. Dy ditë dhe dy netë…

I ktheva krahët zezakut dhe doktoreshes. I “qava” dhe një dorë me pare për këshillat dhe mblesërinë.

-Nga ajo ditë jetoj me fantazmën e Xhanit…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Publikuar

-

Nga

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Nga: Erion Dasho

Kur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pandemisë, Kosova duhet e prekur më rëndë se Shqipëria. Ka patur raste gjatë vitit të kaluar, kur numri i personave të shtruar dhe vdekjeve në QKUK e kalonte ndjeshëm numrin pacientëve dhe vdekjeve në spitalet COVID në Shqipëri. Për më tepër, popullsia e Kosovës është më pak se dy të tretat e Shqipërisë, çka e bën situatën edhe më dramatike kur përllogariten vlerat për banor.

Si qëndron e vërteta? Le t’i krahasojmë dy vendet tona sipas një sërë parametrash tashmë të bërë publikë.

Shqipëria raportonte zyrtarisht 1,181 vdekje nga COVID-i deri në 31 dhjetor 2020. Kjo përkthehej në një vdekshmëri per capita prej 41 vdekje për 100 mijë banorë. Faktikisht, Shqipëria e mbyllte vitin 2020 me 5,668 vdekje shtesë, e përkthyer në një vdekshmëri per capita rreth 203 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Për të njëjtën periudhë, Kosova raportonte zyrtarisht 1,280 vdekje nga COVID-i ose 68 vdekje për 100 mijë banorë, 65% më e lartë se vdekshmëria në Shqipëri. Në fakt, vdekjet shtesë gjatë vitit 2020 ishin 2,190, e përkthyer në një vdekshmëri per capita prej 117 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Pra Kosova e cila në pamje të parë duket sikur e ka menaxhuar epideminë e COVID-it më keq se Shqipëria, në fakt ka një vdekshmëri pothuajse dy herë më të ulët se Shqipëria.

LEXO EDHE:  Fevziu “detyron” Kryemadhin të kërkojë falje live ne emision

LEXO EDHE:  I qau në emision, Ermal Mamaqi rrëfehet për incidentin: “Si më ngriti kurth Alyne!”

Mbi të gjitha, Kosova ka një koeficient “ndershmërie” për t’u admiruar ku vdekjet shtesë janë 1.7 herë më të larta se vdekjet nga COVID-i. Ky koeficient e vendos Kosovën në linjë me vende si Italia, Portugalia, Kroacia dhe Republika Çeke, vende ku vdekjet raportohen ndershmërisht dhe pa manipulime.

Shqipëria nga ana tjetër, ka një koeficient “mashtrimi” prej 4.8, çka flet për manipulim të rëndshëm me shifrat e vdekjeve. Kjo vlerë e rendit Shqipërinë midis vendeve, si Rusia me një koeficient 6.5 dhe Serbia me një koeficient 5. Shqipëria është e treta në këtë listë europiane.

Duke manipuluar me shifrat e epidemisë, qeveria e Boratit arriti të mashtronte shqiptarët dhe të huajt, deri sa vdekshmëria shtesë i nxorri petët e mykura lakrorit rilindas.

Për të marrë mësime transparence dhe mirëmenaxhimi të epidemisë, nuk ka nevojë të shkojmë larg. Vëllezërit tanë në Kosovë pavarësisht se më të varfër dhe me një shëndetësi në dukje më pak cilësore se jona, janë shembulli i parë nga mund të mësojnë “kompetentët” dhe “ekspertët” tanë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Përputhen/ Çam Vangjeli, grek Shpëtimi

Publikuar

-

Nga

Përputhen/ Çam Vangjeli, grek Shpëtimi

Nga: Bledi Mane

Vangjel Dule me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së parë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Athinë ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.

Edhe Shpëtim Idrizi me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së dytë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Paramithi ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.

Të dy patën fat fillestar raskapitës por kanë vite e dekada që “zihen dhe grinden” me njëri-tjetrin pa më të voglin shkak duke i shkaktuar kosto jo vetëm financiare vendit që i pranoi e u ofroi strehë. Pasi lodhen së grinduri si kallogretë e koreve helene të dy e të kapluar prej shterpësisë, ofshamat e mallkimet ia lëshojnë Shqipërisë. Shqipëria ua shëroi plagët, ua hapi derën, u dha ujë, arsim, liri, prona, identitet por që të dy si të mbrapshtë që janë shkojnë qurraviten një herë në katër vjet sa te zyrat e PS-së e sa te oborri i Shqup-it.

Vetëm e vetëm për të siguruar një vend në parlament edhe me djallin bëjnë aleancë, mjafton që në sytë e botës të quraviten e ta degjenerojnë Shqipërinë e të përfitojnë prej saj edhe kur është e lodhur apo e sëmurë. Kanë hyrë e kanë dalë nga ai parlament dhjetra herë e nuk mbahen mend sikur për një projektligj apo projektrezolutë të dobishme. Bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin paradite por hallin nuk e kanë me veten, e kanë me poshtërimin që i bëjnë atdheut tonë duke e kthyer nxirrjen dhe poshtërimin në biznes privat….

LEXO EDHE:  VIDEO- Episodi final i “Dua të të bëj të lumtur”/ Arbana Osmani merr surprizën e madhe gjatë emisionit

LEXO EDHE:  U gjobit me 50 milionë lekë 2 muaj më parë/ Djali i Ilir Vrenozit paralajmëron protestë me studentët

Si gjithmonë Shqipëria e shkretë fisnike deri në dhimbje i duron, i toleron, i afron, i përqafon se përndryshe nëse historia do zhbëhej Vangjel Dule nyk do kishte shans të vegjetonte rrugëve të Tiranës por do ishte një kamarier në Mikonos, ndërsa Shpëtim Idrizi do mblidhte ullinj në Parga.

Më duhet ti jap paksa të drejtë fqinjit juhor, fundja Greqia do ketë pasur të drejtë pse e zboi edhe Vangjelin, edhe Shpëtimin gati një shekull më parë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: