Connect with Us

Situata me COVID/ Ulen rastet pozitive, rritet numri i viktimave

Aktualitet

Situata me COVID/ Ulen rastet pozitive, rritet numri i viktimave

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Situata e krijuar në vendin tonë nga Covid vijon të jetë shqetësuese. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 389 raste të reja, duke shënuar një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se 13 qytetarë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ish deputetja e LSI në pritje të ëmbël/ Zbulon gjininë e foshnjës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka folur për herë të parë për këtë periudhë me rëndësi në jetën e saj, duke deklaruar se shtatëzania e ka ndihmuar t’i shohë gjërat në një tjetër perspektivë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja në një intervistë për ‘Fitstation’.

LEXO EDHE:  Siri/Militantët e Shtetit Islamik ekzekutojnë 30 civilë

LEXO EDHE:  Vetëvrasjet te “Shefqet Ndroqi”/ Mjeku del me reagimin e fortë: T’u jepet urgjentisht përgjigje këtyre pyetjeve



Ajo ka zbuluar se lajmin për shtatzaninë e ka marrë fill pas përfundimit të fushatës, në një periudhë tepër të rënduar sipas saj.

Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e rënduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë”, shprehet Mehmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  A duhet të votojnë personat e infektuar me Covid?/ Kume jep përgjigjen

LEXO EDHE:  ‘Mbi 50% e popullatës e ka kaluar Covid 19’/ Dasho kritika Akademisë së Shkencave: Raporti shumë larg të vërtetës

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE