Connect with Us

“Nuk mund të jeni kukulla të partive”/ Meta: Koha për një shkundje të rinisë!

Politikë

“Nuk mund të jeni kukulla të partive”/ Meta: Koha për një shkundje të rinisë!

Publikuar

-

“Nuk mund të jeni kukulla të partive”/ Meta: Koha për një shkundje të rinisë

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN).

Në këtë takim ata i paraqitën Kreut të Shtetit gjetjet e raportit të tyre të tretë kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, sipas konkluzioneve kryesore të të cilit: në 10 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja, mbi 51% e rinisë në vend vuan papunësinë, ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, 63% e të rinjve nuk kishin aspak besim aspak tek masat e Qeverisë për përballimin e vështirësive të shumta edhe ato financiare.

Në fjalën e tij presidenti Meta u bërë thirrje të rinjve që të “zgjohen” dhe të marrin në dorë fatet e tyre për të ardhmen e vendit.

Për presidentin Meta, ka ardhur koha për një “restart”, një deklaratë kjo e artikuluar edhe më herët nga kreu i shtetit, pasi sipas tij duhet të refuzojnë falsitetin sipas tij që të kësaj qeverie që nuk i dëgjon.

Ka ardhur koha për një restart, për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendit.  Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar, veçanërisht për refuzimin e falsitetit të këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve. Shqetësimi im i madh është shpopullimi i Shqipërisë, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen vendit dhe kombit tonë.

Gjetjet e raportit tuaj janë vërtet tronditëse dhe unë jam i angazhuar për t’u dhënë së bashku me ju zgjidhje problemeve që ju ngrini.  Është tepër e rëndësishme, që ju të përfshiheni në të gjitha institucionet vendimmarrëse, në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe kudo ku merren vendime për të ardhmen tuaj.
Jo për të qenë thjesht “kukulla të partive”, por zë konkret dhe i fortë i denoncimit të problemeve të rinisë, që nga arsimi e  deri tek punësimi i tyre dhe protagonistë të zgjidhjeve dhe mundësive të reja për bashkëmoshatarët e tyre. Në funksion të këtij qëndrimi është tepër e domosdoshme edhe edukimi atdhetar, patriotik dhe me vlerat morale e shoqërore të rinjve. Nëse 30 vite më pare, ne të rinjtë e Lëvizjes Studentore, do kishim dëgjuar apo pritur prindërit tanë, demokracia dhe pluralizmi ndoshta nuk do kishin ardhur kurrë.  Sot nga thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jemi në stadin që “Duhet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Kjo është një luftë që duhet ta fitojmë sepse nuk kemi rrugë tjetër”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Tre interpretime për datën e re të Metës

LEXO EDHE:  Foto/ Meta dhe ish-presidenti kroat, Mesiç bëjnë shqiponjën

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

S’ka karburant dhe bonus qiraje/ Fushata zgjedhore iu pret dietat deputetëve, zbardhet urdhri i Ruçit

Publikuar

-

Nga

S’ka karburant dhe bonus qeraje/ Fushata zgjedhore iu pret dietat deputetëve, zbardhet urdhri i Ruçit

Byroja e Kuvendit ka vendosur t’i ndërpresë dietat deputetëve. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit është caktuar se përgjatë fushatës zgjedhore, ligjvënësit nuk do të kenë përfitime si pagesë telefoni, rimbursim karburanti apo bonus qiraje.

Vendimi është i përkohshëm dhe do të shtrihet përgjatë periudhës 25 mars deri në 25 prill. Trajtimet ekstra të deputetëve do të rinisin sërish pas përfundimit të zgjedhjeve e deri në fund të kësaj legjislature.

“Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për periudhën e fushatës zgjedhore, 25 mars-25 prill 2021 nuk do të përfitojnë shpenzimet e karburantit, dietat brenda vendit dhe qiranë e banesës. Përjashtim do të bëhet vetëm në rast se gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të zhvillojë veprimtari në komisione parlamentare/ seancë plenare.

Për periudhën nga data 26 prill 2021  deri në përfundim të legjislaturës së IX-të të Kuvendit deputetët do të trajtohen sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e Byrosë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi me banorët e fshatrave të Elbasanit/ Më 25 prill vjen ndryshimi, do rishikojmë ndarjen territoriale

Publikuar

-

Nga

Bardhi me banorët e fshatrave të Elbasanit/ Më 25 prill vjen ndryshimi, do rishikojmë ndarjen territoriale

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të fshatrave Balëz dhe Rrile.

Sipas Bardhit, në këto dy fshatra, ka nevojë për investime në rrugë, ujësjellësa, kanalizime, vaditje dhe subvencionime për bujqësinë dhe blegtorinë.

Bardhi ka premtuar se me 25 prillin ku do të vijë ndryshimi do të rishikohet edhe ndarja territorial.

 “Ne do ta zhbëjmë Reformën Territoriale, nuk ka nevojë për 450 njësi administrative sa ç’ishin para 2015-ës, por 120 deri në 150 njësi administrative Shqipëria ka nevojë. Do të tentojmë ta bëjmë me ligj dhe na duhen 84 mandate.

 “Përqendrimi ynë është të nxjerrim fshatin nga mjerimi, sepse po nxorëm fshatin nga mjerimi kemi nxjerrë 50% të popullsisë. Braktisja ka ardhur prej dy faktorësh, e para, i konsiderojnë njerëzit si dele, i varfërojnë me idenë që të vijnë t’i blejnë ditën e votimit. Prandaj e kanë braktisur fshatin dhe Elbasanin për tetë vite dhe e dyta bënë Reformën Territoriale me idenë që do kishin më shumë mundësi për investime, ju vunë disa taksa shtesë, ju mbytën me gjoba. Ju rrisin taksat dhe i çojnë tek Bashkia e Elbasanit që ai të ndërrojë pllakat. Rama tha se ka shpërndarë 95 milionë euro vitin që shkoi. I ka marrë Bullai, i ka marrë Gjergj Luca dhe i kanë marrë shokët e Taulant Ballës”, tha Bardhi.

LEXO TE PLOTE