LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mutacioni i ri në Angli/ Mjekja shqiptare në Gjermani tregon se sa efekt ka vaksina

22 Dhjetor 2020, 09:32, Lifestyle CNA
Mutacioni i ri në Angli/ Mjekja shqiptare në Gjermani tregon se sa

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg ka komentuar mutacionin e ri të virusit, i cili fillimisht u shfaq në Angli dhe më pas u shtri në disa shtete të tjera të Europës. Për këtë mutacion të ri, mjekja shprehet se  është pjesë e evolucionit gjenetik të pandemisë.

Sipas saj vaksina e cila është prodhuar ka efekt tek të gjitha nënllojet e virusit.

?Nuk ka virus të ri, janë variacione gjenetike. Vaksinat janë funksionale për të gjitha nënllojet.Është pjesë e evolucionit gjenetik të një pandemie që i njëjti virus të ketë ndryshime të vogla brenda të njëjtin lloj. Mutacioni është pjesë e natyrshme e një infeksioni pandemik, është variant i të njëjti lloj.

Duke qenë se cdo popull ka bankën e vet gjenetike çdo popull reagon në mënyra të ndryshme ndaj infeksionit. Strategjitë janë një aspekt për ta kontrolluar por edhe ndjeshmëria gjenetike është e pavarur dhe pakontrollueshme nga njeriu. Shumë individë kanë ndërvepruar me këtë gjen dhe ky virus shfaqi një variant tjetër të tij. E njëjta vaksinë po jepet edhe për këtë variant të ri të Covid. Për biologët është një evolucion i koronavirusit?, theksoi mjekja./CNA.al

Lajmet e fundit nga